LAJMI I FUNDIT:

Turp: Tentojnë t’i vjedhin llogarinë e Facebook-ut të ndjerit Ergi Dini (Foto)

Turp: Tentojnë t’i vjedhin llogarinë e Facebook-ut të ndjerit Ergi Dini (Foto)

Këngëtari i ndjerë Ergi Dini, i cili humbi jetën vitin e kaluar shkas i një aksidenti motorik ka qenë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

‘Facebook’ ishte dritarja ku fansat kishin mundësinë të njoftoheshin me veprimtarinë e tij më të fundit në jetë dhe karrierë.


Në momentin që Ergi nuk ishte më, llogaria e tij vazhdonte të ishte e hapur, por pa personin që e dinte çelësin sekret se si të kyçej.

Ndonëse ai nuk ndodhet më, respekti për shpirtin e tij nuk ekziston tek disa persona, të cilët pa ndonjë arsye kanë tentuar t’i vjedhin llogarinë e Facebook-ut, duke i zbuluar kodin dhe më pas duke u kyçur brenda kësaj llogarie.

Motra e të ndjerit, këngëtarja Barbana Dini bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, se ka arritur që falë ndihmës së madhe nga një mik i saj, të gjejnë personin që u mundua ta bëjë këtë gjë, dhe më pas ta rikthejnë llogarinë në pronësi të tyre.

Programeri i cili tentoi të vidhte llogarinë, ishte i përgatitur mirë, dhe tentonte ta fshihte vetën e tij nga hetuesit duke përdour shtetin e Islandës kinse si lokacionin ku ndodhej, por falë punës së madhe të mikut të Barbanës dhe organeve kopetente, personi në fjalë është gjetur, dhe tani vuan dënimin e merituar. /Telegrafi/

Drejtuar Ministrit te Puneve te Brendshme,te Republikes se Shqiperise Z.Sajmir Tahiri! Mbreme fal impenjimit te gjeniut te mirnjohur shkodran ,Nilidon Pepushaj,u arrit qe FACEBOOK-u te rikthehej ne pronesine e Nenes sime,pas nje perpjekje te gjate. Çuditerisht,ky person,qe vodhi Facebook-un,perdori te gjitha menyrat per të mos e dorezuar dhe tentoi te vidhte edhe profilin e vellait tim Ergit si dhe te gjithe anetareve te tjere te familjes..! U zbulua qe ai ështe perpjekur te manipulojë IP per te mos u identifikuar nga organet hetimore,duke perdorur si mbulim Islanden si vendodhje e tij. Duke falenderuar edhe njehere nga zemra Nilidon Pepushajn djalin e mrekullueshem qe na riktheu FB-ne, gjitha mesazhet e fshira te ngushellimeve dhe fotot e kujtimeve familjare, e bashke me to arriti te identifikoje IP e vertete te vjedhesit. Çeshtja eshte se fenomeni i vjedhjes se profileve eshte problem shqetesues pasi rrjetet sociale nuk jane thjeshte ceshtje argetimi,por jane identiteti,jeta dhe dinjiteti personal i cdo njeriu.Veprime te tilla jane kriminale dhe te denueshme me ligj,por fatkeqsisht ndoshta eshte ky momenti qe ligje te tilla te vihen ne zbatim.Prandaj,ne emer te gjithe te abuzuarve nga keto pervers i kerkoj deges se IT prane Policise se Shtetit dhe ministrit Sajmir Tahiri te identifikoje dhe te veje para pergjegjsise personin me nr e IP: 185 62.174.75! Me besim,Barbana Dini!

A photo posted by B.D (@barbanadini) on Jan 18, 2017 at 4:01am PST

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori