LAJMI I FUNDIT:

Turistët rusë u përleshën ashpër në aeroplanin që po nisej nga Turqia

Turistët rusë u përleshën ashpër në aeroplanin që po nisej nga Turqia

Vetëm pak momente para se të nisej aeroplani nga një aeroport i Stambollit të Turqisë, tre turistë rusë kanë nisur një përleshje shumë të ashpër, duke bërë që fluturimi të shtyhej për 45 minuta.

Derisa dy bura dhe një grua ishin përfshirë në rrahje dhe sharje, të pranishmit shikonin të shqetësuar duke mos mundur të bëjnë asgjë, ndërsa fëmijët dëgjoheshin duke qarë, transmeton Telegrafi.

Ata u shoqëruan jashtë aeroplanit, që u nis për të Yekaterinbur të Rusisë pa ata, ndërsa ata po qëndrojnë në mbajtje nën akuzën për huliganizëm.

Motivet e përleshjes së tyre ende nuk dihen, derisa pritet që të dërgohen në vendlindjen e tyre që të përballen me drejtësinë, pas kësaj ngjarje të shëmtuar në të cilën u përfshinë, pasi që kishin përfunduar pushimet. /Telegrafi/