LAJMI I FUNDIT:

“Turbo” fundjavë në Sllatinë

“Turbo” fundjavë në Sllatinë

Pista është gati, garuesit janë të gatshëm, ndërsa shikuesit do t’i kenë të gjitha kushtet për ta përcjellë garën në kushte mjaft komode.

“Drag Race” e këtij viti, që do të mbahet gjatë dy ditëve të kësaj fundjave me siguri se do t’i tejkalojë të gjitha parashikimet, qoftë për nga numri i pjesëmarrësve, qoftë për nga shikueshmëria.


Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, tash e disa ditë është shndërruar në “banor” të Aeroportit “Adem Jashari” në Sllatinë, duke e bërë të pamundurën që gjithçka të jetë në përputhje me kërkesat që i ka një garë e tillë.

Me shumë gjasë, ai, ia ka arritur qëllimit, pasi ka menduar edhe për detalet më të imta.

“Duke marrë parasysh masovitetin e garës, me numrin e garuesve, shikuesve dhe mysafirëve, kemi qenë të shtyrë të punojmë shumë, madje për një kohë të shkurtë, pasi pista ku u është mbajtur gara në vitin e kaluar tashmë është marrë në shfrytëzim nga KFOR-i. Megjithatë, mendoj se ia kemi dalë të përgatitemi ashtu siç duhet dhe kjo do të shihet gjatë kësaj fundjave”, ka thënë Rexhepi.

Përveç garuesve vendorë, përfshirë edhe mërgimtarët tanë që kanë ardhë nga vende të ndryshme, në garë do të jenë edhe pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria, ndërsa ekipi profesionist i matjes së kohës, ashtu sikur edhe në vitin e kaluar do të jetë Auto Klubi Slavonia nga Kroacia.

“Synimi ynë është që të gjithë të ndahen të kënaqur, jo vetëm në krijimin e kushteve për garuesit, por edhe për të gjithë ata, të cilët kanë vendosur që këtë fundjavë ta kalojnë në aeroport, e që kësaj radhe zhurmën e aeroplanëve do ta ‘mbytë‘ zhurma e veturave tejet atraktive që do të defilojnë në pistën e garës”, ka shtuar numri një i FASK-ut.

Pjesëmarrjen në garë e ka konfirmuar edhe fituesi nga viti i kaluar, Arton Ajvazi.

Regjistrimi i garuesve fillon në të shtunën në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 10:00.

E gatshme edhe pjesa teknike

Federata e Auto Sporteve e Kosovës njofton opinionin, se me qëllim për të ofruar siguri dhe komoditet sa më të lartë në organizimin e garës Drag, ka siguruar vendparkim brenda pistës garuese me kapacitet prej 5.000 makinash, duke marrë parasysh numrin e lartë të shikuesve që parashihet të vijnë.

Gjithashtu, me qëllim që rruga të mos bllokohet dhe të pengohet zhvillimi i aktiviteteve të përditshme të qytetarëve të zonës, FASK-u në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ për mos lejimin e parkimit të makinave jashtë pistës garuese dhe rreth rrugëve.

Në anën tjetër, të gjitha kushtet për zhvillimin e garës janë siguruar duke përfshirë hapësirën për shikues, instalimin e banjove, pastrimin e pistës garuese, ushqimi, pijet…

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori