LAJMI I FUNDIT:

“Tupac i gjallë”: Flet njeriu që pretendon se Fidel Castro e ndihmoi reperin të arratisej nga vendi ku pretendohet se vdiq

Michael Nice është personi që pretendon se ka prova që tregojnë se Castro konfirmoi kalimin e sigurt të reperit në Kubë

“Tupac Shakur u kontrabandua në Kubë me ndihmën e ish-presidentit Fidel Castro”, është deklarata e këtij teoricieni britanik, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.


Michael Nice kohët e fundit tha se reperi legjendar ishte gjallë dhe mirë pasi u trafikua nga Amerika nga një ekip i sigurisë ku ai ishte pjesë e tij.

Ai llogarit se ekipi ndihmoi Tupac-un të udhëtonte nga Las Vegas në Barbados përpara se udhëtimi i tij të vazhdonte në Kubë.

Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, Michael thotë se kalimi i tij i sigurt në Kubë ishte i gjithi i siguruar nga Fidel Castro, i cili vdiq në nëntor të vitit 2016.

“Kam dëshmi audio dhe video të Fidel Castros duke konfirmuar se ai ka sanksionuar Tupac-un për të shkuar në Kubë”, thotë Michael.

Michael Nice, personi që pretendon se urdhëruar nga Fidel Castro, e kishte ndihmuar Tupac-un të largohej nga vendi ku të gjithë mendojnë se ai është “vrarë” (Foto: YouTube/Icini Studios)

Michael vazhdon rrëfimin e tij duke thënë: “Kishte terma dhe kushte për këtë sanksion. Kishte një limit për sasinë e kohës. Kishte kushte për sjelljen e tij. Ai nuk duhet të pranonte që në të vërtetë po jetonte në Kubë”.

Ai pohon se një grup i përfshirë në një komplot grushti kundër Castros kanë prova, pasi ata kishin përgjuar telefonin e liderit të ndjerë.

Video nxiti një përmbytje të replikave nga njerëzit që kërkonin prova.

“Unë mendoj se ne me të vërtetë meritojmë një fotografi ose video të vërtetë si provë që të bindemi”, shkruante një fans.

Një i dytë shkroi: “Por ku është prova që ai është i gjallë?”

“Kjo është histori e jashtëzakonshme, por përsëri zero prova për ta mbështetur atë”, shtoi një kometues i tretë.

Fotografia e fundit e Tupac-ut para se të vdiste (Autori: i panjohur)

Michael tha se ai dhe vëllai i tij punonin për organizatën politike të “The Black Panthers” – një lëvizje që përfshinte prindërit e Tupac-ut, Adeni Shakur dhe Billy Garland, gjatë fundit të viteve ’90.

Më 7 shtator 1996 Tupac u qëllua, por Michael pretendon se ai vetëm është lënduar.

Ai thotë se e ndihmoi Tupac-un të largohej nga vendi para se dikush tjetër ta dorëzonte reperin në polici.

“Isha unë, vëllai, piloti, Tupac dhe dy djemtë e Pantherit në aeroplan”, ka thënë Michael.

“Ne u nisëm dhe menjëherë e dinim se ishim të sigurt, ndjeheshim mirë dhe ishte sikur të iknim nga burgu. Kishte përqafime dhe shtrëngime dore kur arritëm më në fund në Barbados. Ne e ndihmuam atë të shpëtonte dhe kjo ishte ndjenja më e mirë”, tha tutje ai.

“Pastaj vëllai im e ndihmoi të shkonte në Kubë nga atje”, ka vazhduar rrëfimin Michael.

Michael thotë se e ndihmoi Tupac-un të ikte nga shteti (Foto: REUTERS)

Ai pretendon se po përpiqet të cenzurohet dhe videot e tij janë hequr nga YouTube.

Në korrik, u zbulua se policia që heton vrasjen e Tupac-ut është duke kërkuar ende për të dyshuarit. Ndërsa Departamenti i Policisë në Los Anxheles ka konfirmuar se rasti i vrasjes vazhdon të mbetet i hapur.

Tupac ishte vetëm 25 vjeç kur u qëllua katër herë: dy herë në kraharor, një herë në krah dhe njëherë në kofshë, ndërsa ai u tërhoq jashtë Las Vegasit, nga “Club 662” në një BMW të zezë, pronar i së cilës ishte bosi i “Death Row Records”, Suge Knight.

Kalojnë 22 vjet nga vdekja e Tupac, vrasja e tij akoma mbetet mister
Lexo po ashtu Kalojnë 22 vjet nga vdekja e Tupac, vrasja e tij akoma mbetet mister

Përkundër rënies në koma si rezultat i drogës, ai vdiq nga gjakderdhja e brendshme në spital gjashtë ditë më vonë.

I dyshuari Keefe D pohoi se ai mori pjesë në vrasjen si hakmarrje për rrahjen e nipit të tij, Orlando ‘Baby Lane’ Anderson nga Tupac.

I sëmurë me kancer, ai nuk pranoi të thoshte se kush i kishte gjuajtur të shtënat, por pranoi se ai, Anderson dhe dy të tjerë: Terrence ‘T-Brown’ Brown dhe DeAndre ‘Dre’ Smith, ishin të gjithë në makinë atë natë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori