LAJMI I FUNDIT:

Tuna shpreh ngushëllime pas vrasjes së Albert Krasniqit, publikon një fotografi të realizuar para 10 vitesh përkrah tij dhe Besa Gashit

Tuna shpreh ngushëllime pas vrasjes së Albert Krasniqit, publikon një fotografi të realizuar para 10 vitesh përkrah tij dhe Besa Gashit

Ditën e djeshme (e mërkurë) u privua nga jeta ish-anëtari i grupit BabaStars, Albert Krasniqi.

Dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi, ndërsa avokati i këtij të fundit, Ramiz Krasniqi, në një deklaratë për Telegrafin theksoi se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.


I ndjeri njëherësh ruante raporte të mira me një pjesë të artistëve shqiptarë, të cilët pas vrasjes shprehën ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Tuna Sejdi (Foto: Instagram)

Ndër të famshmit që dikur shoqërohej më shumë ka qenë këngëtarja Tuna Sejdi, pasi ish-bashkëshortja e tij Besa Gashi, e kishte mikeshë të mirë.

Artistja nga Shkupi ditën e sotme ndau një fotografi të shkrepur para gati 10 vitesh, kur ish-Miss Kosova ishte shtatzënë me fëmijën e parë dhe të vetëm të çiftit.

Ish-anëtari i Babastars, Albert Krasniqi varroset sot në orën 15:00
Lexo po ashtu Ish-anëtari i Babastars, Albert Krasniqi varroset sot në orën 15:00

Postimin e shoqëroi me një emoji ‘zemër e thyer’, që duket se ngeli mjaft e pikëlluar për ngjarjen e rëndë.

Foto: Instagram

Familjarët e të ndjerit ndërkohë njoftuan se varrimi i tij bëhet sot në orën 15:00 në Prishtinë. /Telegrafi/