LAJMI I FUNDIT:

Tuchel sërish ndëshkohet nga federata angleze

Tuchel sërish ndëshkohet nga federata angleze

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel është dënuar nga Federata Angleze për shkak të komenteve të tij për gjyqtarin Anthony Taylor pas ndeshjes kundër Tottenham ku skuadra e tij barazoi me rezultat 2-2 më 14 gusht. Gjermani, sugjeroi pas ndeshjes së Ligës Premier që zyrtari nuk duhet t’i besohet referimi i ndeshjeve ku luajnë Blutë

Derbi i Londrës në Stamford Bridge u përcoll me disa incidente kontraverse, me Tuchel që tha se dy golat e Spurs është dashur të anulohen – një për faul në Kai Havertz gjatë aksionit dhe tjetri për shkak se Cristian Romero shihet duke shkulur flokët e Marc Cucurellaně.


Për çfarë u dënua Tuchel?

Tuchel dhe Conte mësojnë dënimet nga FA, gjermani e pëson më keq
Lexo po ashtu Tuchel dhe Conte mësojnë dënimet nga FA, gjermani e pëson më keq

Trajneri i Bluve tashmë është dënuar dhe i është dhënë një suspendim nga FA për përleshjen e tij me trajnerin e Spurs, Antonio Conte gjatë dhe pas ndeshjes, kurse homologu tij po ashtu është dënuar vetëm në të holla.

Megjithatë, trupi qeverisës i futbollit në Angli e ka dënuar përsëri gjermanin, duke thënë në një deklarate:

“Thomas Tuchel është dënuar pasi që ka thyer rregullën E3 të FA në lidhje me komentet që ai ka bërë pas ndeshjes së Chelsea FC kundër Tottenham Hotspurs më 14 gusht 2022”.

Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi
Lexo po ashtu Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi

“Komentet e menaxherit pas ndeshjes në konferencë për shtyp paraqesin janë të pahijshme dhe në kundërshtim me rregullën E3.1 të FA, që nënkuptojnë njëanshmëri apo vënë në pyetje integritetin e një gjyqtari të ndeshjes, apo vënë në pyetje reputacionin e ndeshjes. Thomas Tuchel ka kohë deri të enjten më 25 gusht për të 2022 që të japë një përgjigje në lidhje me këto komente”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre
Lexo po ashtu Te Chelsea nuk duan që Anthony Taylor të ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre

Çfarë tha Tuchel për Anthony Taylor pas ndeshjes?

Tuchel u pyet nga gazetarët pas ndeshjes me Spurs nëse mendon se FA nuk duhet ta emëroi Taylorin për referim në ndeshjet e Chelsea, ashtu si mendojnë tifozët.

“Nuk mendoj që vetëm tifozët mendojnë kështu. Ju siguroj se tërë zhveshtorja te ne mendon kështu, çdo person mendon kështu”, u përgjigj Tuchel kur u pyet nëse Taylorit duhet t’i ndalohet referimi i ndeshjeve të Chelseat.

Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan - gjyqtari i ndëshkoi dy strategët me kartonë të kuq
Lexo po ashtu Fillimisht gjatë ndeshjes u konfrontuan, por as pas saj Tuchel dhe Conte nuk u qetësuan - gjyqtari i ndëshkoi dy strategët me kartonë të kuq

“Nuk mund të kuptoj së si ishte i rregullt goli i parë dhe nuk mund të kuptoj se kur një lojtari i shkulën flokët nga një lojtarë tjetër, ai lojtarë është në fushë”.

“T’ia tërhiqni dikujt flokët, të vazhdosh të luash madje të referosh edhe goditje këndi! Kjo për mua nuk ka ndonjë shpjegim dhe nuk dëshiroj ta pranoj. Të dy gola nuk kanë qëndruar dhe atëherë kishte pasur një rezultat fer për shkak se ne ishim briliant, e merituam fitoren. Ky është mendimi imë”, kishte thënë Tuchel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori