LAJMI I FUNDIT:

Tuchel i ngazëllyer me kualifikimin e Chelseat: E merituam plotësisht, askush nuk dëshiron të luaj kundër nesh

Tuchel i ngazëllyer me kualifikimin e Chelseat: E merituam plotësisht, askush nuk dëshiron të luaj kundër nesh

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel këmbëngul se askush nuk dëshiron të përballet me ekipin e tij në çerekfinale, pas fitores dhe eliminimit të Atletico Madridit në kuadër të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Blutë fituan ndeshjen kthyese të mërkurën ndaj liderëve të La Ligas, Atletico Madrid, me rezultat 2-0 apo 3-0 në total nga dy ndeshjet duke siguruar kalimin në çerekfinale.


Tuchel ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij “i patrembur” mund të shkaktojë dëme në cilindo nga kundërshtarët e tyre të ardhshëm dhe se askush nuk dëshiron të luajë kundër tyre.

Chelsea fiton pastër dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Chelsea fiton pastër dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Ishte një performancë shumë e mirë. Ne kalojmë tutje dhe kjo ishte e merituar. Ishte një përpjekje e pabesueshme ekipore nga djemtë në fushë, djemtë në stol dhe madje edhe djemtë në tribuna!”, ka thënë fillimisht Tuchel pas ndeshjes.

“Ne jemi në çerekfinale dhe tani jam shumë i sigurt se askush nuk dëshiron të luajë kundër nesh”.

“Do të jetë një sfidë e vështirë, natyrisht, sepse jemi në fazën e tetë të fundit. Por, nuk ka nevojë të kemi frikë. Ne marrim atë që marrim dhe do të përgatisim mënyrën më të mirë të mundshme”.

Simeone pas eliminimit: Chelsea ishte më i mirë, duhet ta përgëzojmë dhe të mendojnë përsëri në La Liga
Lexo po ashtu Simeone pas eliminimit: Chelsea ishte më i mirë, duhet ta përgëzojmë dhe të mendojnë përsëri në La Liga

“Ne e ndiejmë se e merituam kualifikimin. Djelmoshat luajnë me një lidhje të veçantë dhe rezultate si kjo ju japin një avantazh të caktuar për të arritur gjëra të veçanta”.

“Ju mund ta bëni këtë vetëm me një atmosferë të veçantë”, përfundoi trajneri gjerman, i cili nuk hezitoi t’i lavdërojë edhe paraqitjet individuale të lojtarëve si Hakim Ziyech dhe N’Golo Kante. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori