LAJMI I FUNDIT:

Tuchel jep një përgjigje interesante kur pyetet për transferimin e Dier tek Bayern Munich

Tuchel jep një përgjigje interesante kur pyetet për transferimin e Dier tek Bayern Munich

Thomas Tuchel e dha një përgjigjje me humor kur u pyet rreth thashethemeve për transferimin e Eric Dier tek Bayern Munichu.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Dier, është lidhur me një ribashkim ‘shokues’ me Harry Kane, i cili po shkëlqen në sezonin debutues në Gjermani.


29-vjeçari pritet të largohet nga Tottenhami për shkak të mungesës së minutave këtë sezon, por Tuchel dha një përgjigje mjaft interesante kur ai u pyet rreth mundësisë së nënshkrimit me reprezentuesin anglez.

Kur ish-trajneri i Chelseat, i cili iu bashkua gjigantit gjerman në mars të vitit të kaluar, u pyet në një intervistë për DAZN Germany, se si tingëllon transferimi i Dier, ai u përgjigj: “Anglisht! A e keni pyetur drejtorin sportiv? Nuk do të ketë ndonjë koment më shumë nga unë”.

Ylli i Tottenhamit, Eric Dier, ka arritur marrëveshje me Bayern Munich
Lexo po ashtu Ylli i Tottenhamit, Eric Dier, ka arritur marrëveshje me Bayern Munich

Aventura e Dier me Tottenhamin duket se ka marrë fund. Ai është paraqitur në vetëm katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, përkundër lëndimeve të shumta në mbrojtje tek klubi anglez.

Ishte vet trajneri Ange Postecoglou i cili sugjeroi se ai mund të pajtohet me largimin e mbrojtësit anglez.

Bisedimet për kalimin e Dier në Gjermani duken të avancuara dhe në rast se nuk ndodh ndonjë ndryshim i papritur, Dier pritet të ribashkohet me Kane, me të cilin kanë luajtur së bashku për gati një dekadë në Angli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori