LAJMI I FUNDIT:

Tuchel flet për të gjitha – Nga eliminimi i Real Madridit deri tek meritat e ekipit dhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Tuchel flet për të gjitha – Nga eliminimi i Real Madridit deri tek meritat e ekipit dhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur pas eliminimit që i bën Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa ka pasur disa fjalë edhe për ekipin dhe finalen ndaj Manchester Cityt.  

Chelsea triumfoi me rezultat 2-0 në Stamford Bridge ndaj Realit dhe u kualifikua në finalen e Stambollit pas rezultatit të përgjithshëm 3-1.


Kjo fitore dhe ky kualifikim në finale e ka lënë të kënaqur trajnerin Tuchel, i cili ia ka lënë meritat ekipit të tij, teksa ka folur pas ndeshjes.

Kompletohet finalja angleze, Chelsea i jep leksion Real Madridit
Lexo po ashtu Kompletohet finalja angleze, Chelsea i jep leksion Real Madridit

“Ne e meritonim të fitonim. Pjesa e parë ishte e vështirë sepse ata kishin shumë zotërim dhe na bënë të vuanim, por çdo top nga ne ishte i rrezikshëm. Ne kurrë nuk e humbëm urinë, dëshirën për të”, ka thënë fillimisht Tuchel pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë ne kishim strukturë edhe më të mirë për të mbrojtur dhe ishte një performancë fantastike – mund të kishim shënuar shumë më herët dhe më shumë për të qenë të sigurt, por nuk ka kohë për kritika tani. Është një arritje fantastike; urime të mëdha ekipi”.

“Mund të pranosh në çdo sekondë në një ndeshje futbolli, por kundër Real Madridit është gjithmonë e rrezikshme. Ata mund të shënojnë gola nga asgjë, kështu që ju jeni gjithmonë në skaj. Të qëndrosh atje, edhe nëse ke shanse të mëdha që i humbet, duhet të mos humbësh kurrë përqendrimin dhe energjinë pozitive në fushë – ishte një performancë e jashtëzakonshme dhe e merituar”.

Kur u tha se arritja e finales në dy vite radhazi demonstron talentin e tij, Tuchel u përgjigj duke qeshur. “Ose jo, sepse nuk është i njëjti klub”.

“Unë jam shumë, shumë i lumtur që e kemi arritur këtë. Jam shumë mirënjohës që kam mundësinë për të jetuar jetën time në futboll. Të kem këtë pasion si profesion, unë jam më shumë se mirënjohës – dhe ta bëj atë në këtë nivel, të drejtoj një ekip si ky dhe të arrij finale për herë të dytë, jam shumë mirënjohës”.

Trajnerët ‘emergjent’ e dërgojnë Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve: Tri finale me emra si Grant , Di Matteo dhe tani Tuchel
Lexo po ashtu Trajnerët ‘emergjent’ e dërgojnë Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve: Tri finale me emra si Grant , Di Matteo dhe tani Tuchel

Tuchel ende nuk po mendon për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

“Më pyesni katër ditë para finales, kur të vijë java e fundit. Është shumë herët sepse mund të ketë lojtarë të dëmtuar, mund të ketë lojtarë jashtë formës, çfarëdo që të ndodhë”.

“Ne duhet të presim dhe të shohim – shpresojmë të arrijmë në Stamboll me një skuadër të mirë, në një moment të mirë me një atmosferë të mirë. Nuk është bërë ende – ne duam të shkojmë deri në fund, dhe kjo do të thotë që ne do të arrijmë në Stamboll për të fituar”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori