LAJMI I FUNDIT:

Trajnerët ‘emergjent’ e dërgojnë Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve: Tri finale me emra si Grant , Di Matteo dhe tani Tuchel

Trajnerët ‘emergjent’ e dërgojnë Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve: Tri finale me emra si Grant , Di Matteo dhe tani Tuchel

Chelsea sonte e siguroi finalen e tretë në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve, ku një e ka fituar deri tani dhe një do ta luajë.

Të tri herët kanë qenë padyshim prej s klubi është në pronësinë të rusit Roman  Abramovich, i cili mori drejtimin e bluve në vitin 2003. Prej ardhjes së tij klubi është shndërruar një superfuqi evropiane të futbollit.


Një fakt tjetër interesant që duhet përmendur është se skuadra e Chelseat, në të tre herët që ka shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve it ka shkuar me trajner zëvendësues dhe jo me atë që e ka drejtuar ekipin në fillim të sezonit.

Në sezonin 2007/2008, ishte shkarkuar Jose Murinho, teksa u zëvendësua nga izraeliti Avram Grant.

Ai e dërgoi Chelsean në finalen e Moskës, ku u mposht nga Manchester United vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Katër vjet më vonë, ishte radha e Andres Villas Boas, i cili u shkarkua, duke i lënë vendin Roberto Di Matteos.

Italiani ia arriti të triumfonte në Ligën e Kampionëve, kur e mposhti Bayern Munichun në finale pas penalltive që mbetet edhe trofeu i vetëm në këtë garë.

Situatë e ngjashme është edhe këtë sezon, pasi Thomas Tuchel mori vendin e Frank Lampard në muajin janar, pasi ai u shkarkua shkaku i rezultateve të dobëta.

Gjermani arriti të ringinte skuadrën, duke e kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa tani mbetet të shihet se a do ta këtë  fatin e Grant apo të Di Matteos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori