Tuchel: Anglia nuk është favorite për të fituar Kupën e Botës


Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë, Thomas Tuchel ka thënëse ekipi i tij nuk është favorit për të fituar Kupën e Botës 2026, e cila fillon të enjten në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Sipas disa parashikimeve, Anglia është favoritja e tretë për të fituar titullin, pas Spanjës dhe Francës, por nuk ka fituar një trofe që nga viti 1966. Tuchel tha se mungesa e trofeve në garat e mëdha të mëparshme do të thotë që Anglia po mbetet prapa ekipeve të tjera në hierarki.
"Nuk mund të jemi një nga favoritët sepse nuk kemi fituar një trofe për kaq shumë kohë. Ka fitues të provuar të turneut, ata janë favoritët”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Ne mund të garojmë për trofeun dhe të ëndërrojmë shumë. Ne e dimë se çfarë duhet. Përgjegjësia jonë është të punojmë shumë, ky është fokusi, ne e shohim veten si konkurrentë dhe sfidues. Ne duam të shkojmë deri në fund, nuk mendoj se jemi favoritë të mëdhenj, por duam të fitojmë”.
Spanja është favoritja kryesore
Kompania e statistikave sportive Opta ka publikuar parashikimet e saj për Kupën e Botës, duke emëruar kampionët në fuqi të Evropës, Spanjën, si favoritë të qartë me 15.9 për qind shanse për të fituar.
Franca është favoritja e dytë me 13.2 për qind, Anglia e treta me 10.9 për qind dhe kampionët në fuqi, Argjentina, e katërta me 10.5 për qind. Ato pasohen nga Portugalia, Brazili, Gjermania dhe Holanda.
All 31 #ThreeLions players are out on the pitch in Florida as preparations continue for tomorrow's game against Costa Rica 👊 pic.twitter.com/j0iPUrxGW3
— England (@England) June 9, 2026
"Ne e dimë se çfarë nevojitet. Na duhet një mendje e qetë dhe e përqendruar në hapat tanë. Nëse duam të arrijmë majën e malit, e bëjmë hap pas hapi, përndryshe do të humbasim përqendrimin”.
“Kam besim, por kjo vjen me përgjegjësi, punë të palodhur, disiplinë dhe përballje me dështimet. Ne guxojmë të ëndërrojmë", shtoi trajneri gjerman.
Në Kupën e fundit të Botës në Katar, Anglia humbi ndaj Francës në çerekfinale, ndërsa në dy Kampionatet e mëparshme Evropiane luajti në finale dhe humbi ndaj Italisë dhe Spanjës.
"Në turnetë e fundit, Anglia ka qenë në gjysmëfinale dhe finale. Kur arrin në çerekfinale, mund të shkosh deri në fund. Është e rëndësishme të mos përpiqesh ta mbulosh të gjithë turneun menjëherë”.
“Tani jemi në kampin parasezonal dhe faza tjetër është faza e grupeve. Në futbollin e klubeve, gjithmonë sigurohem që ta fitojmë grupin, që asgjë të mos na shpërqendrojë dhe që të mos mendojmë shumë”.
“Do të kemi respekt të plotë për kundërshtarët tanë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë sasinë e fatit që nevojitet me lëndimet dhe vendimet. Po e bëjmë hap pas hapi. Jemi pikërisht aty ku duhet të jemi për momentin”, përfundoi trajneri i Anglisë. /Telegrafi/






































