LAJMI I FUNDIT:

Truproja i Messit më në fund bën një gjest të madh, i gjithë stadiumi e duartroket atë

Truproja i Messit më në fund bën një gjest të madh, i gjithë stadiumi e duartroket atë

Lionel Messi është rikthyer në fushë pas një mungese rreth katër javëve për Inter Miamin shkaku i lëndimit.

Sulmuesi argjentinas u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë ndaj Cincinnatit, ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat minimal 0-1.


Pasi Messi nuk shënoi e asistoi në këtë ndeshje, momenti kryesor ishte në fundin e saj kur një tifoz i vogël vendosi të futet në fushë.

Një tifoz u fut në fushë për ta takuar Messin, por sigurimi i tij me një reagim të shpejtë e neutralizon atë
Lexo po ashtu Një tifoz u fut në fushë për ta takuar Messin, por sigurimi i tij me një reagim të shpejtë e neutralizon atë

E në këtë moment erdhi në shprehje edhe reagimi i Yassine Chuekos i cili është truproja personale e Messit dhe i cili është bërë viral për faktin se është çdo kund ku është ylli argjentinas.

Chuekos e ndaloi tifozin e vogël që ta prekte Messin, por ai pastaj bëri një gjest të bukur duke e afruar atë te ylli argjentinas për të bërë një fotografi dhe për të marrë autograf.

Kjo ka bërë që tifozët e pranishëm në shkallët DRV PNK Stadium të fillojnë të duartrokasin gjestin e truprojës personale të Messit.

Ishte një moment i bukur për truprojën personale të Messit i cili është kritikuar shumë për faktin se nuk po lejon askënd t’i afrohet gjeniut argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori