LAJMI I FUNDIT:

TRUPI IM ËSHTË NJË KOMITET QENDROR

TRUPI IM ËSHTË NJË KOMITET QENDROR

Poezi nga: Aleš Šteger
Përktheu: Fadil Bajraj

Trupi im është një Komitet Qendror
Gjaku është celula e Partisë për çështje fetare dhe ideologjike.
Ti ëndërron shumë materialisht,
Shokët e mi të Kosmopolit më ngacmojnë.
Për të qenë më i mirë, unë e rrëmbej shpirtin tim dhe e hedh përtej pragut.
Lëreni të zhduket deri në Kongresin e ardhshëm, vetëm që të ketë paqe.
Por shpejt ai fluturon mbrapa, endet përreth,
I rrëzon karrigat dhe i shfleton librat e shokëve të mi kinezë.
Do të donte të ishte një prej tyre dhe të vdiste pa probleme.
Kështu duhet të merrem me
Shkatërrimin e komplotit të paprekshëm të së ardhmes sonë.
Në jetën tjetër do të zgjedh paraardhës të tjerë,
Një mjedis më të sjellshëm, të ushqehem me rrënjë,
Të vdes si një gur në hekurat e një hidrocentrali.
Ama si europian unë mbahem për shpirtin tim
Ashtu si vrasjet masive që varen në koqet e revolucionit.
Shpirti kthehet nga kisha. Thotë se flaka e qiriut funeral është e bukur.
Unë e hedh atë në kremator. Ia përvëloj krahët.
Kthehet i tronditur, bërtet se zjarri është një armik i tmerrshëm klasor.
E hedh në rrethin e fundit të ferrit.
Nga atje nuk komunikon asnjë shenjë.
Çfarë të mire të mësojnë praktika dhe epokat:
1. Partia duhet të miratojë
Një moratorium të përjetshëm për shpirtrat e të vdekurve që kthehen.
2. Partia duhet të shpërblejë vetëdjegien dhe kënaqësitë e tjera trupore.
3. Partia duhet të bëhet mistike
Drejt vdekjes, siç është emri im në lidhje
Me celulat, nga të cilat zhduket
Pa jetuar kurrë në to.


Në trend Kultura

Më shumë
Çka nënkupton shatërvani?

Çka nënkupton shatërvani?

Kulture
DHJETOR: ELIZËS

DHJETOR: ELIZËS

Poezi
SERENATË

SERENATË

Poezi
FRANCESCA

FRANCESCA

Poezi
POETI

POETI

Poezi
MALLI PËR ATDHE

MALLI PËR ATDHE

Poezi
Kalo në kategori