LAJMI I FUNDIT:

Trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit është i sulmuesit Emiliano Sala

Trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit është i sulmuesit Emiliano Sala
CARDIFF, WALES - FEBRUARY 02: The match day programme is seen with a picture of Emiliano Sala in tribute to him prior to the Premier League match between Cardiff City and AFC Bournemouth at Cardiff City Stadium on February 2, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Mjeku ligjor e ka identifikuar trupin e gjetur nën rrënojat e aeroplanit dhe ai është i sulmuesit të Cardiff Cityt, Emiliano Sala.

Sala dhe piloti David Ibbotson janë të zhdukur që nga rrëzimi i aeroplanit në Kanalin Anglez të hënën me 21 janar.


Avioni i Piper Malibu u gjetë në shtratin e detit të Kanalit Anglez të dielën në mëngjes.

Dalin pamjet e nxjerrjes së trupit të gjetur në rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të sulmuesit Sala  
Lexo po ashtu Dalin pamjet e nxjerrjes së trupit të gjetur në rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të sulmuesit Sala  

Një trup ishte nxjerrë nga rrënojat të mërkurën.

Momenti kur trupi u nxjerr nga deti

Vetëm sot pas 24 orësh mjekët e kanë konstatuar se trupi i takon sulmuesit Emiliano Sala.

Në deklaratën e policisë së Dorset të enjten mbrëma shkruhet: “trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

Një pjesë e aeroplanit (Foto: AAIB/SWNS)

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.

Të gjitha lajmet për Emilano Salan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Emilano Salan

Të hënën më 21 janar 2019, një avion që mbante dy persona po fluturonte nga Nantes në Cardiff kur humbi kontaktin me Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror, në veri të Guernsey.

“Mjerisht operacioni i kërkimi shpëtimit ishte i pasuksesshëm në gjetjen e avionit dhe dy personat. Pas kësaj, ekipet kërkimore të AAIB të financuara privatisht u vendosën në zonën përkatëse”.

“Duke përdorur pajisje të specializuara, ekipet arritën ta gjenin dhe identifikonin aeroplanin dhe gjetjen e trupit të z.Sala”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori