Një lloj i ri arme nga një anëtar i Brave1, një grup për zhvillimin e teknologjive ushtarake në Ukrainë, është testuar në fushëbetejë.

Grupi nuk ka zbuluar karakteristikat ose potencialin e zhvillimit të teknologjisë. Sidoqoftë, vunë në dukje se gjatë testimit, një fortesë ruse u shkatërrua duke përdorur një predhë që peshonte mbi 100 kg.


Brave1 konfirmoi për Mezha Media se municioni ishte i prodhimit ukrainas, transmeton Telegrafi.

Nga ko njësi shtuan se kishin testuar armën në frontin Kherson së bashku me prodhuesin dhe një njësi ushtarake.

"Ne nuk do të zbulojmë detaje, por ky është vetëm fillimi. Së shpejti, ne do të kemi më shumë zgjidhje që armiku do të përjetojë", tha grupi në një deklaratë. /Telegrafi/