Një shpërthim pranë një kafeneje në kryeqytetin rus ka vrarë të paktën tre persona, ka njoftuar policia, pa zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Shpërthimi ndodhi pranë një restoranti në sheshin Kudrinskaya në Moskë.




Sipas policisë, nga shpërthimi mbetën të vdekur 3 persona dhe të lënduar 15, me shkallë të ndryshme serioziteti.

Të lënduarit po marrin kujdes mjekësor.

Policia, zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës u dërguan në vendngjarje, ndërsa autoritetet thanë se shkaku i shpërthimit është duke u hetuar.

Trafiku pranë sheshit është bllokuar përkohësisht dhe hyrjet në stacionin e metrosë Barrikadnaya janë mbyllur. /Telegrafi/