Ukrainasit shkatërrojnë raketën ruse Iskander para se të godiste Kievin, publikohen pamjet nga aksioni preciz

Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës (AFU), në koordinim me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU), nisën një goditje precize ndaj raketave balistike ruse në Bryansk të Rusisë, duke eliminuar me sukses të paktën një lëshues Iskander.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, operacioni kishte në shënjestër një njësi raketore ruse nga Brigada e 26-të e vendosur pranë Klintsy, në Bryansk.
Trupat ruse thuhet se po përgatiteshin të lëshonin raketa në Ukrainë, me shumë gjasa në Kiev, transmeton Telegrafi.
“Falë zbulimit efektiv dhe punës së koordinuar të njësive AFU dhe SBU, objektivat u goditën me sukses”, thuhet në deklaratë.
Një lëshues Iskander shpërtheu, ndërsa dy të tjerë me gjasë u dëmtuan. Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shihet kur momenti që një raketë do të godiste Kievin, u shpërthye në ajër. /Telegrafi/






















































