LAJMI I FUNDIT:

Trupat në lindje të Ukrainës në “gjendje gatishmërie të lartë”

Trupat në lindje të Ukrainës në “gjendje gatishmërie të lartë”

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se i ka udhëzuar të gjitha njësitë ushtarake në afërsi të Krimesë së aneksuar, e po ashtu edhe një rajonin Donbass në lindje të vendit, që të jenë në gjendje më të lartë të gatishmërisë, pas akuzave ruse për një ndërhyrje të Ukrainës në Krime.

Gjatë ditës, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës i ka thënë Reutersit se Ukraina është duke mbajtur ushtrime ushtarake të planifikuara në jug të Ukrainës, që nga 10 gushti.


Kjo deklaratë vjen pasi Kievi tha se Rusia ka grumbulluar më shumë trupa gjatë ditëve të fundit, të pajisura me pajisje modern, në kufirin e Ukrainës me Krimenë e aneksuar.

Oleh Slobodyan, zëdhënësi i rojave kufitare të Ukrainës, tha sot se “ne pa mëdyshje mund të themi se trupat ruse, të cilat janë aty që nga marsi, tani janë zëvendësuar me trupa tjera”, transmeton REL

Presidenti I Rusisë, Vladimir Putin, akuzoi dje Kievin se po provon që ta destabilizojë Krimenë, përmes diversantëve. Kievi I ka refuzuar akuzat e tilla, duke i quajtur “të pakuptimta dhe cinike”

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori