LAJMI I FUNDIT:

Trump konfirmon: Muri me Meksikën do ndërtohet

Trump konfirmon: Muri me Meksikën do ndërtohet

Pas zgjedhjes se tij president, e veçanërisht pas fjalimit me tone të zbutura të fitores, u mendua se Donald Trump do të bënte një hap prapa sa i përket politikave kontroverse të propozuara gjatë fushatës.

Por, udhëheqësi i ri i Shteteve të Bashkuara në një pikë nuk pranon kompromise; tek emigracioni i paligjshëm.


Ai deklaroi se do të dëbojë ose dënojë së shpejti 2 deri në 3 milionë emigrantë të parregullt me të dhëna kriminale dhe konfirmoi se muri në kufirin me Meksikën do të ndërtohet.

Në një intervistë për “CBS”, e para që prej fitores historike në 8 nëntor, miliarderi thekson se në disa zona është i nevojshëm muri ndërsa në disa të tjera mund të vendosen gardhe.

“Jam shumë i mirë në ndërtim. Në disa zona ka nevojë për mure, në të tjera mund të ngrihen gardhe. Do të dëbojmë 2 ose 3 milionë emigrantë të paligjshëm me të dhëna kriminale ose do t’i burgosim ata”, deklaroi Trump.

Presidenti i zgjedhur shtoi se rastet e emigrantëve të tjerë të parregullt do të vlerësoheshin pasi kufiri të sigurohej. Plani për ndërtimin e murit dhe detyrimi i Meksikës të paguajë për të ishte një prej më të debatuarve gjatë fushatës, por që gjeti mbështetje masive tek përkrahësit e Trumpit.

Republikani shkaktoi zemërim të madh kur sugjeroi se Meksika po eksportonte përdhunues e trafikantë përtej kufirit. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori