LAJMI I FUNDIT:

Tronditen Cavs, Spurs dhe Clippers – të gjithë humbin (Video)

Tronditen Cavs, Spurs dhe Clippers – të gjithë humbin (Video)

Kanë humbur të gjitha skuadrat favorite të këtij edicioni në ndeshjet e zhvilluara mesnatën mes të martës dhe të mërkurës.

Los Angeles Clippers pësoi humbjen e pestë këtë edicion në udhëtim te Brooklyn Nets, që pas dy vazhdimeve arritën të triumfojnë në këtë takim dramatik. Rezultati i këtij takimi ishte 127-122 për vendasit.


Kilpatrik ishte i pandalshëm dhe më i miri i këtij takimi, duke realizuar 38 pikë dhe 14 kërcdime, pasuar nga Brook Lopez me 27 pikë dhe tetë kërcime.

Te Clippers që ishin pa Blacke Griffin shkëlqeu Chris Paul me 26 pikë dhe Deandre Jordan me double-double shokues prej 21 pikë e 23 kërcimesh.

Cleveland Cavaliers humbi me 17 pikë disavantazh (118-101) nga Milëaukee Bucks.

Ajo që në fillim u duk fitore e pastër e Cavs, nxorri krejt diçka tjetër në pah, kurse diferenca u bë në çerek të tretë i cili u fitua me 14 epërsi nga vendasit e udhëhequr nga Atetokounmpo i cili realizoi double double fenomenal prej 34 pikë e 12 kërcimesh përcjellë nga Jabari Parker me 18 pikë.

Te Cavs i mirë ishte vetëm LeBron James me 22 pikë, kurse dështoi Kevin Love me vetëm 13 pikë dhe Irving me 20 pikë.

Tjetër humbje për San Antonion në shtëpi. Spurs u befasuan nga ekipi i Serge Ibakas në shtëpi, duke pësuar humbjen e katërt këtë edicion, të gjitha në shtëpi.

Kapërcimi i madh në rezultat ndodhi në çerekun e tretë, ku Spurs çaloi në ekzekutim duke pësuar në fund me rezultat 95-83.

Ibaka me 18 pikë përcjellë nga 13 pikë të Fournier, ishin kyç, kurse te Spurs vetëm Leonard realizoi 21 pikë, Aldridge 16 dhe Ginobili 13, kurse këto nuk ishin të mjaftueshme për fitore të vendasve.

Në ndeshjet tejra Houston Rockets u mposht nga Utah Jazz në udhëtim me rezultat 120-101, Lakers u shkatërruan nga Pelicans, dhe Detroit Pistons edhe pas përjashtimit të Andre Drummond nga loja mposhtën keq Charlotten në transfertë me rezultat 112-89. /Telegrafi/