LAJMI I FUNDIT:

Trofetë e lojtarëve dhe fatura e pagave, dallimet mes Juventusit dhe Atalantës para finales së Kupës së Italisë

Trofetë e lojtarëve dhe fatura e pagave, dallimet mes Juventusit dhe Atalantës para finales së Kupës së Italisë

Juventus dhe Atalanta takohen në finalen e Kupës së Italisë sonte dhe Gazzetta dello Sport përshkruan diferencat e mëdha midis dy klubeve, veçanërisht për sa i përket trofeve dhe faturës së pagave.

Juventusi mund të fitojë trofeun e tyre të parë në tre vjet sonte, ndërsa Atalanta shpreson të ngrejë trofeun e parë të argjendit që nga viti 1963.

Zonja e Vjetër ka një histori më të pasur se La Dea, por forma e fundit e djelmoshave të Gian Piero Gasperini sugjeron që Nerazzurrët janë favoritët në “Stadio Olimpico” sonte.


Numrat tregojnë se lojtarët e Juventusit kanë më shumë përvojë se ata të Atalantës. La Gazzetta thekson se futbollistët e Bianconerëve kanë fituar 146 trofe së bashku dhe se vetëm Adrien Rabiot ka fituar pothuajse aq kupa (25) sa e gjithë skuadra e Atalantës (30).

Diferencë në eksperiencë dhe trofe reflektohet edhe te trajnerët: Max Allegri ka fituar 13 kupa në karrierën e tij si trajner profesionist, ndërsa Gasperini nuk ka ende asnjë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pagat e Atalantës për sezonin 2023/24 janë 40 milionë euro bruto, ndërsa Juventusi ka paguar 190 milionë euro paga këtë sezon, më shumë se çdo ekip tjetër në Serie A. /Telegrafi/