LAJMI I FUNDIT:

Tro koncertet e Florian Vlashit: Nga treni i linjës, në Muzeun “Picasso” dhe bibliotekën “Duran Loriga”

Tro koncertet e Florian Vlashit: Nga treni i linjës, në Muzeun “Picasso” dhe bibliotekën “Duran Loriga”

Violinisti Florian Vlashi ka kremtuar në mënyrë krejt origjinale Ditën Ndërkombëtare të Muzikës (21 qershor) në Spanjë, duke u bërë ideator dhe protagonist i tri koncerteve.

Herë si solist, e më pas edhe si dirigjent, instrumentisti nga Durrësi interpretoi partitura nga më të bukurat të krijimtarisë botërore, fillimisht në trenin e linjës La Coruna-Santiago, më pas në shtëpinë Muze të Picassos si dhe në Bibliotekën Duran Loriga.


Florian Vlashi ka përfunduar kështu 16 koncertet personale të këtij sezoni artistik, koncerte që shpalosin intensitetin e punës së tij jo vetëm si anëtar i Orkestrës Simfonike të Galicisë, por edhe veprimtarinë si koncertist solist, dirigjent, pedagog dhe lektor universitar.

Televizionet lokale dhe kritikët spanjollë të cilët e ndoqën itinerarin të muzikor shkruan se “në morinë e shumë shembujve të talentit të tij, violinisti shqiptar Florian Vlashi ka dhe një kapacitet të madh për nisma dhe risi”.

Kritiku muzikor Julio Andrade Malde, në artikullin e tij të gazetës “La Opinion” rikujton se Vlashi dy vjet më parë ka interpretuar veprën e Steve Reich-it, “Different Trains”, me ansamblin e themeluar prej tij, “Shekulli XX”, suksesi i të cilit e ka inkurajuar violinistin ta ripërsërisë këtë përvojë në vagonin nr. 3 të linjës La Coruna-Santiago, së bashku me kolegët e tij Mihai Tanasascu, Raymond Arteaga dhe Ruslana Prokopenko.

Udhëtarët e kësaj linje nuk kanë lëvizur nga ndenjëset, as kur treni mbërriti në destinacionin e fundit, ndërsa katër instrumentistët nuk kanë hezituar të luajnë përsëri edhe në rrugëtimin e kthimit, çka e ka shtuar edhe numrin e kureshtarëve që kanë preferuar të udhëtojnë thjesht për të dëgjuar katër instrumentet e mjeshtrave të interpretimit.

“Një tjetër vend i pazakontë për një koncert solistik ishte Muzeu në Shtëpinë e Picassos”, shkruan Malde në artikullin e tij, duke shtuar: “Është pothuajse e sigurt që ishte hera e parë që organizohej një koncert i muzikës klasike. Salloni i reduktuar është i favorshëm për të dëgjuar një koncert violine solo; zgjedhja e veprave – secila prej tyre shumë e vështirë – bazohet në një marrëdhënie mes kompozitorëve dhe Picassos; kompozitori Quiroga ishte një mik i tij, dhe gjithashtu kishte një miqësi me Ravelin”.

Vlashi nuk e heq violinën nga dora edhe në mbrëmje vonë, kur ngjitet në podin e drejtimit muzikor të ansamblit të të rinjve “Camerata Brigantina”, me vepra nga Albinoni, Vivaldi, Moxart dhe Jenkins. Koncerti i tretë dhe i fundit i 21 qershorit ka në qendër interpretuesit e rinj.

Duke analizuar të tre përvojat e Ditës dërkombëtare të Muzikës 2019, kritiku i njohur vijon: “Ambienti më i gjerë i zgjedhur nga të tre koncertet, ishte pa dyshim salla e Bibliotekës Duran Loriga; më e gjera po, por jo më e mirë: prania e harqeve të kolonave krijon hapësira që shkaktojnë jehonë, kështu që shpesh tingujt krijonin konfuzion gjë që nuk lejonte të dëgjuarit e pastër të linjave. Kjo gjë nuk prekte Vivaldin, por vetëm Mozartin” /ata/

Në trend Kultura

Më shumë
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Fjala+
Veshjet popullore shqiptare, në kartolinat e vjetra

Veshjet popullore shqiptare, në kartolinat e vjetra

Fotografia
“Veprimtaria e Faik Konicës”

“Veprimtaria e Faik Konicës”

Kulture
Kalo në kategori