“One Kiss” është një nga hitet e Dua Lipës që e solli në bashkëpunim me DJ dhe producentin skocez, Calvin Harris.

Ky projekt ka bërë tri vite që nga publikimi dhe vazhdon akoma të jetë i dëgjuar dhe shumë i pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar.

Në një postim të ndarë në InstaStory nga Harris, artisti tregon të arriturat e këngës gjatë kësaj kohe.

Calvin Harris (Foto: Instagram)

“Kënga arriti majën në 30 vende në të gjithë globin dhe u bë kënga më e shitur e vitit në Mbretërinë e Bashkuar, ku kaloi tetë javë në vendin e parë. Ka fituar një çmim në Brit Aëards dhe është transmetuar mbi dy miliardë herë”, thuhet në njoftim.

Dua Lipa do të dhurojë spektakël edhe në "Brit Awards 2021" Dua Lipa do të dhurojë spektakël edhe në "Brit Awards 2021"

Ajo po ashtu ka grumbulluar mbi 100 milionë klikime në platformën e popullarizuar, YouTube.

Ky nuk është suksesi i vetëm i 25 vjeçares, pasi edhe me albumin e dytë “Future Nostalgia” shënoi arritje të mëdha.

Vetëm njëra prej këngëve “Levitating” me DaBaby po thyen çdo rekord në platformat muzikore përfshirë edhe Spotify. /Telegrafi/