LAJMI I FUNDIT:

Tri problemet që po e pengojnë Rafael Leaon në kontratën e re – njëra nga to borxhi prej afër 20 milionë euro që lojtari e ka

Tri problemet që po e pengojnë Rafael Leaon në kontratën e re – njëra nga to borxhi prej afër 20 milionë euro që lojtari e ka

Negociatat mes Milanit dhe Rafael Leaos do të vazhdojë për kontratën e re të portugezit, por ka pengesa të shumta, duke përfshirë gjobën që lojtar i detyrohet Sporting Lisbonës.

Leao u zgjedh si ‘Lojtari i Sezonit’ në Gran Gala Del Calcio të hënën mbrëma, pasi tashmë kishte marr çmimin  nga Lega Serie A si  MVP i sezonit.


Ai u rendit gjithashtu i 14- ti në renditjen e Topit të Artë për vitin 2022, duke bërë që interesi i Chelseat, Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germain të rritet.

Megjithatë, e ardhmja e tij me Milanin është ende në ‘ajër’ dhe kjo për shkak të tre problemeve kryesore me këto negociata.

Problemi i parë ka qenë gjithmonë kërkesat e Leaos për paga, ku ai kërkon rreth 8 milionë euro në sezon, ndërsa Milani po propozon 6 milionë euro plus bonueset.

Kjo nuk ka ndryshuar dhe klubet me fonde shumë më të mëdha si Chelsea janë duke e shtuar presionin.

Problemi i dytë është se Leao tani i detyrohet 19.5 milionë euro ish-klubit të tij Sporting Lisbona, pasi ka humbur të gjitha betejat ligjore për shkeljen e kontratës.

Ai ishte larguar në gusht të vitit 2018 si lojtar i lirë, duke pretenduar se një pushtim i fushës së stërvitjes nga tifozët e zemëruar përfaqësonte një kërcënim për sigurinë e tij personale.

Leao nuk ishte lojtari i vetëm në atë skuadër Sporting që ndërmori atë veprim, pasi edhe disa të tjerë i ndërprenë kontratën e tyre në mënyrë të njëanshme.

Megjithatë, Leao u urdhërua nga gjykatat të paguajë 16.5 milionë euro plus interesin, duke arritur në 19.5 milionë euro, si kompensim.

Duke marrë parasysh pagën e tij aktuale dhe pozicionin negociues, Leao shpreson se kushdo që ofron që në kontratën e tij të ardhshme të paguajë gjobën e Sporting CP për të, do të ketë përparësi.

Çështja e tretë që është shfaqur gjatë dy ditëve të fundit, është mes Leaos dhe agjentit Jorge Mendes.

U vu re se Milani ka filluar të flasë me babain e Leaos në këto negociata, duke bërë që  Mendes të mbetet në hije.

Mendes dhe Dimvula aktualisht po luftojnë se kush është në krye të bisedimeve me Milanin apo ndonjë klub tjetër, duke krijuar një ndjenjë konfuzioni të përgjithshëm dhe duke shtuar më tej pasigurinë rreth se ardhmes së lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori