LAJMI I FUNDIT:

Tri gola të shënuara dhe një karton i kuq në Bernabeu – Manchester City fiton takimin e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Tri gola të shënuara dhe një karton i kuq në Bernabeu – Manchester City fiton takimin e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve
Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka fituar përballjen e parë ndaj Real Madridi me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat kishin shanse të mira qysh në fillim të takimit, mirëpo nuk arritën t’i konvertonin ato në gola.


Rastin më të mirë në ndeshje e pati Gabriel Jesus në minutën e 21-të, mirëpo goditjen e tij e ndali Thibaut Courtois.

Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Një shans të mirë e kishte edhe Karim Benzema (30’), por intervenimi ishte edhe më i mirë nga ana e Ederon Moares.

Në minutën e 33-të, Pep Guardiola u detyrua të bëjë zëvendësimin e parë, shkaku që Aymeric Laporte pësoi lëndim dhe në vend të tij u inkuadrua Fernandinho.

Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në të dytën kishte tre sosh nga të dy anët.

Të parët ishin Los Blancos që kaluan në epërsi me anë të Isco që shënoi në minutën e 60-të, fal Vinicius Juniorit që përfitoi nga gabimi i mbrojtjes mysafirëve dhe që bëri një asistim perfekt.

Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Por, epërsia e vendasve nuk zgjati shumë dhe City arriti t’i barazonte shifrat 1-1 me golin e realizuar nga Gabriel Jesus (78’), derisa Kevin de Bruyne vallëzoi në mes të mbrojtësve të Realit.

Dani Carvajal doli të ishte fytyra tragjike e Real Madridit, shkaku që bëri një ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë, derisa gjyqtari Dani Orsato akordoi penallti për mysafirët.

Real Madrid vs Manchester City (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mesfushori belg arriti që ta konvertonte atë në gol në minutën 83-të, për t’i fituar kështu takimin e parë skuadrës së tij.

Real Madridit iu përkeqësuan gjërat edhe më shumë, atëherë kur Sergio Ramos (86’) u përjashtua nga takimi me karton të kuq.

Madrilenët në takimin e dytë që zhvillohet më 17 mars do të jetë pa kapitenin  e tyre e që nga aty do të shpresojë që të kalojë në çerekfinale. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_NEXUS_F1/status/1232782137889193984

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori