LAJMI I FUNDIT:

Trepça në kërkim të shkëlqimit në Evropë

Trepça në kërkim të shkëlqimit në Evropë

Ndeshje dhe datë historike për Trepçën. Klubi mitrovicas për herë të parë do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit të mërkurën nga ora 19:00 do të përballen me ZZ Leiden nga Holanda.


Ky është takimi i parë për ‘Xehetarët’ në FIBA Europe Cup, pasi javën e kaluar sfida me skuadrën izraelite Hapoel Galil Elion nuk u zhvillua, për shkak të situatës në Izrael.

Ndërkohë, holandezët e nisën me fitore duke mundur BCM Gravelines Dunkerque me shifrat 77:69.

Atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë ‘elektrizuese’ për sfidën evropiane. Mitrovicasit edicionin e kaluar ishin në kualifikime për grupet e FIBA Europe Cup, por nuk ia arritën qëllimit të hyjnë në grupe, që e arritën këtë vit në Estoni.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës pritet të kenë paraqitje dinjitoze në garat evropiane. /Telegrafi/