Trepça kërkon Maxhunin

Një gjë të tillë e konfirmoi trajneri, Ajet Shosholli, i cili nënvizoi se krahas përforcimeve, janë të interesuar që t’i mbajnë të gjithë lojtarët.
“Kemi pasur interes për Merlakun, por nuk mundem të binim në kontakt me të, kurse mund të them se jemi të interesuar edhe për Daut Maxhunin me të cilin i kemi filluar bisedimet dhe mbetet të shihet se a do të mund të merremi vesh. Krahas tre–katër përforcimeve që do të bëjmë, jemi të interesuar që t’i mbajmë futbollistët që kanë qenë në stinorin vjeshtor”, është shprehur Shosholli për SportPlus. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































