LAJMI I FUNDIT:

Trepça fiton derbin e vjetër përballë Prishtinës

Trepça fiton derbin e vjetër përballë Prishtinës

Trepça ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 75:79 (14:15, 22:21, 17:22, 22:21), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund. Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe përfundon 14:15 në të mirë të mysafirëve. Edhe periudha e dytë ishte mjaft e barabartë dhe përfundon 22:21 për vendasit dhe skuadrat shkuan në pushim me shifrat 36:36.

Bardhekaltrit e filluan më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi në shtatë pikë, 47:40, por mitrovicasit nuk dorëzohen dhe kalojnë në epërsi 49:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:48. 10 minutat e fundit ishin mjaft dramatike.

Trepça kishte epërsi deri në 17 pikë, 57:74, por prishtinasi me një seri prej 18:0, kalojnë në epërsi 75:74. Koljeviq me pesë pikë në fund ishte vendimtar dhe hero në fund, ku Trepça triumfon në fund 75:79. Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe 12 humbje.

Te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 31 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Trepça më i miri ishte Ivan Koljeviq me 21 pikë e gjashtë kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori