LAJMI I FUNDIT:

Trepça e gatshme për një edicion sa më të suksesshëm

Trepça e gatshme për një edicion sa më të suksesshëm
(Foto: basketbolli.com)

Skuadrat e basketbollit po vazhdojnë me përgatitje për edicionin e ri. Ndeshja e parë do të jetë mes Trepçës dhe AS Prishtinës për ‘play-out’. Sfida e parë do të jetë më 14 tetor, derisa ndeshja e kthimit të shtunën.

Trepça ka filluar me përgatitje kohë më parë dhe premton një edicion mjaft pozitiv. Një nga lojtarët më me përvojë te kjo skuadër është Besnik Azemi. Ai flet për përgatitjet dhe rrjedhën e tyre, si dhe për sfidat e ‘play-outit’ dhe synimet në edicionin e ri.

“Përgatitjet i kemi filluar që dy javë, derisa katër stërvitje i kemi realizuar me skuadër të kompletuar. Përgatitjet po shkojnë mirë, mirëpo problemi i njëjtë, si në të gjithë basketbollin e Kosovës është se, kemi pak kohë në dispozicion për përgatitje”.

“Kemi ndërruar përforcimet e huaja dhe duhet kohë për komponim. Ndeshjet e ‘play-outit’ i kemi marrë shumë seriozisht dhe jemi duke u përgatitur për këto ndeshje”.

“Kam shpresë që do të kalojmë me rezultat pozitiv. Për edicionin e ri kem organizim të ri të klubit me kryesi të re. Është një atmosferë shumë e mirë në klub. Synimet e Trepçës janë që klubi të vendoset në ‘binarë’ në të gjitha aspektet, si në organizim dhe punën e stërvitjeve, pastaj rezultatet do të vijnë vet”, është shprehur Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Klubi nga Mitrovica ka vazhduar kontratën me shumicën e lojtarëve vendorë, derisa është përforcuar me Tobi Ewuosho, Tyresse Williford dhe Devin Haygood.

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori