LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 mposht Lirinë, tani është lider në Superligë

Trepça ’89 mposht Lirinë, tani është lider në Superligë

Trepça ‘89 ka shënuar fitoren e pestë në këtë kampionat duke e mposhtur Lirinë me rezultat 2-0.

Minatorët e mbyllen ndeshjen në pjesën e parë duke shënuar dy herë.


Ishte fillimisht Shpëtim Idrizi që shënoni në minutën e 23-të, ndërsa John e mbylli dilemën e fituesit në minutën e 44-të.

Pas kësaj fitoreje 89-shi është lider me 15 pikë, dy më shumë se Prishtina që është ka 13 pikë dhe luan me Feronikelin të shtunën. /Telegrafi/