LAJMI I FUNDIT:

Treni i fundit për Luginën e Preshevës

Mbledhja e Këshilltarëve shqiptarë të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, organ politik i krijuar nga legjitimiteti i marrë në zgjedhjet e lokale, u mbajt më 9 mars 2013 në Preshevë, edhe pse me një vonesë të konsiderueshme, ndoshta edhe të pakompensueshme. Megjithatë, më në fund ky Kuvend miratoi dy dokumente të rëndësishme.

Me këtë hap sikur janë bërë përpjekjet shpresëdhënëse se më në fund edhe ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, apo të Kosovës Lindore, nuk do të mbesim jashtë ”trenit të fundit”, apo agjendës së dialogut të Brukselit.


Deri tani kemi pasur një bashkëjetesë paradoksale të retorikës politike boshe, që konsistonte kryesisht në dhënien e deklaratave megalomane të disa liderëve politik lokalë, të cilat shërbenin si “ushqim” i mediave shqiptare dhe atyre serbe, si dhe mjerimit në rritje të pandalshme të shqiptarëve të Luginës.

Sa duket, mediave shqiptare ato deklarata i shërbenin sa për t’i mbushur faqet e gazetave të tyre, apo minutazhin e emisioneve të lajmeve të agjencive të ndryshme informative, duke deklaruar me plotë pompozitet stërpërsëritjen e pafund “shqiptarët e Luginës janë për bashkim me Kosovën”, dhe fraza të tjera të cilat arritën kulminacionin sidomos pas festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të kanonadës krekosëse në garën për t’i treguar muskujt (e munguar) dhe trimërinë e potencialet dhe kapacitetet politike e ushtarake, të cilave, si u pa puna, as ata vet nuk i besuan dhe asgjë nga ato nuk ishte as reale e as e sinqertë.

Dikush këtë e quajti “sindroma e lapidarit”, si sinonim i papërgjegjësisë së skajshme të faktorit politik të shqiptarëve të Luginës, si dhe mos koordinim i pakuptueshëm dhe i pafalshëm me faktorin politik të Kosovës, si dhe me Shqipërinë.

Pas shumë "patriotizmave", më në fund, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës vendosën që të lëshohen “me këmbë në tokë” dhe që në vend të lëvdatave dhe deklaratave e premtimeve boshe, t’i “përvjelin krahët” për të bërë diçka konkrete.

Dinamika e shpejtë, ndoshta dramatike e zhvillimit të ngjarjeve në tavolinën e bisedimeve të Brukselit, si duket ia çeli sytë atyre, duke ua bërë të qartë se koha e matrapazllëkut politik ka kaluar dhe se tani është koha për të bërë diçka konkrete. Sepse, rrota e historisë do të ecë edhe pa ata.

E dimë se në rrethanat e reja politike, gjërat qartësohen dhe sikur duan t’ i japin fund “parajsës politike”, kohës kur ke mundur të deklarosh çka të duash, bile edhe marritë më groteske. Dhe, ato të shiten tek mediat tona, të cilat ndiejnë etje të pashuar për sensacion, shumë më tepër se për lajme për gjëra të "vockla" që mund të ndodhin në mjedisin tonë të ngrysur politik, prej nga kanë filluar, siç e përshkroi një poet lokal i yni, të ikin edhe zogjtë, duke ua lënë vendin sorrave dhe skifterëve të cilët janë të aftë të jetojnë nga kufomat dhe nga gjuajtja grabitqare e qenieve të gjalla mbi tokë. Syri i tyre i stërvitur shikon nga largësia si t’ i rrëmbejnë shpirtrat dhe trupat e sfilitur, duke krijuar “perandori ekonomike” dhe “dinasti politike” në këto troje ku vështirë frymon shqiptari i rëndomtë, të cilit i zihet edhe fryma e edhe dielli.

Natyrisht se kjo gjendje alarmante e braktisjes së trojeve stërgjyshore shqiptare po shfrytëzohet, por edhe mjerisht po stimulohet në mënyrë të pangopshme nga oreksi gllabërues i “hienave politike”, të cilat tërë tmerrin që e krijojnë me veprime të paligjshme, të pamoralshme dhe jonjerëzore, i mbulonin me "shkopin magjik" duke dhënë deklarata megalomane politike.

Dhe, sa më tepër që shtoheshin deklaratat e tilla, aq më tepër shtohej dhe ishte më i madh mjerimi dhe skëterra politike dhe gjendja e tyre ekonomike, e krijuar veç tjerash edhe me kontributin dhe "meritat" e tyre "patriotike", duke realizuar një bashkëjetesë të pashpjegueshme “suksesi dhe përparimi” e bashkëpunimi brilant me pushtetin serb, të cilin ditën e “pështyjnë” kurse natën e "lëpijnë".

Prandaj edhe tek ata është kuptuar dhe shfrytëzuar maksimalisht realiteti se "pushteti të bënë zojë, e pushteti të bën tojë".

Të kuptohemi se çdo identifikim me ndonjë rast konkret në Luginë të Preshevës mund të jetë i rastësishëm. Sepse këtu, ruana Zot, gjëra të tilla nuk mund të ndodhin. Gjëra të tilla mund të ndodhin gjithkund, por tek ne në Luginë të Preshevës, ku fjala është fjalë dhe përgjegjësia është përgjegjësi, vend për dyshime nuk ka.

Këtu gjëra si "Vefa" , "Gjallica" etj. në Shqipëri, apo Mishoviqa etj. në Serbi, nuk ka dhe nuk mund të ndodhin. Këtu vetëm ka sukses të votës së “pastër”, pa asnjë devijim, blerje apo vjedhje nuk ka. Sepse, çdo gjë është e "pastër" në fitimin dhe performansën e pushtetit, por edhe të biznesit të "suksesshëm".

Prandaj, edhe jepen deklarata, sikur kur i “nxjerrin nga xhepi”, në çdo kohë dhe në çdo situatë, pa kurrfarë ndjesie të përgjegjësisë minimale politike e morale. Çfarë të duash. Nëse do e bëjnë "bashkimin me Kosovën" , hiç pa e pyet Kosovën. Sepse, kush është Kosova me e pyet për këtë punë? Tek e fundit, interesi kombëtar është i tillë dhe a ka kush e di këtë punë më mirë se ne, ose më saktë – se disa "politikanë" të kësaj treve heroike të shqiptarisë.

Tani është koha që të tejkalohet ecejakja 21 vjeçare e mos krijimit të një institucioni të përbashkët për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, me kompetenca legjislative e ekzekutive, që do t’ i siguronte dhe do t’ua garantonte atyre ruajtjen dhe kultivimin e të gjitha të drejtave kombëtare e qytetare, si dhe një zhvillim dhe prosperitet të gjithanshëm.

Ruajtja e bërthamës kombëtare shqiptare në këto troje, si dhe ndërprerja e shpërnguljes dhe boshatisjes e lënies shkret të tyre, do të ishte qëllimi i këtij organizimi, duke ndërprerë tërësisht militarizimin ekstrem dhe vendosjen e një mbikëqyrjeje ndërkombëtare, duke mundësuar edhe formimin e njësive rajonale të sigurisë në nivel të Luginës.

Doemos imponohet nevoja e domosdoshme që në vizitën e baroneshës Catherine Ashton, më 14 mars 2013 në Prishtinë, si dhe në raundin e radhës të bisedimeve më 20 dhe më 28 mars 2013 në Bruksel, të prezantohet me vendosmëri dhe devotshmëri e seriozitet edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kosovës, si çështje plotësisht e barabartë me atë të serbëve të Kosovës, duke vepruar me parimin “as më shumë e as më pak se ata”.

Kështu, Qeveria e Kosovës do t’ia lehtësonte vetes pozitën ndaj zgjidhjes së problemit të serbëve të Kosovës, duke vendosur paralelizma dhe balancë politike – duke e vënë edhe Serbinë në sprovë se a është e gatshme dhe sa është e gatshme edhe ajo të japë të drejta për popullatën joserbe ose minoritetin shqiptar në kuadër të saj.

Por, shqiptarët e Luginës duhet ta kenë gati dokumentin ose Propozimin e zgjidhjes së mundshme politike të çështjes së tyre, duke propozuar edhe ata organizimin e tyre sipas modelit të propozuar të serbëve të Kosovës – duke themeluar Asociacionin (Bashkësinë) e komunave shqiptare në Serbi.

Kuvendi si organ më i lartë i Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi duhet ta ketë organin Ekzekutiv ose Këshillin, i cili do të formohej nga kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe nga anëtarët e Bordit. Zgjedhjet për organet e Asociacionit do të duhej të mbaheshin së bashku me zgjedhjet lokale, e jo siç ishte rasti me zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar që ishin të veçanta. Asociacioni i Komunave Shqiptare do të duhej të ishte si "ombrellë" e tyre.

Fleksibiliteti politik i shqiptarëve të Luginës konsiston në faktin se Qeverisë së Kosovës dhe palëve negociuese në Bruksel u lihen “duart e lira”, duke mos shtruar kurrfarë kërkese shtesë në krahasim me serbët e Kosovës.

Prandaj, zgjidhjet politike që do të vendosen për serbët e Kosovës do të vendoseshin pa i hequr “asnjë pikë e asnjë presë” edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori