LAJMI I FUNDIT:

Trendi i futjes së topit me makinë lodër u aplikua edhe në finale të Ligës së Kombeve

Trendi i futjes së topit me makinë lodër u aplikua edhe në finale të Ligës së Kombeve

Një veturë lodër është përdorur që të sillet topi në mesin e fushës të finales së Ligës së Kombeve që u zhvillua në mes të Portugalisë dhe Holandës në stadiumin Do Dragao.

Kjo mënyrë e futjes së topit në fushë është duke u bërë si trend në botën e futbollit, derisa në javën e kaluar ishte përdorur një makinë që topit të vihet në qendrën e fushës në miqësoren që Franca e zhvilloi ndaj Bolivisë.


Por, mënyra e futjes së topit me makina të vogla e të mëdha, është duke u kritikuar nga shumë futbolldashës, pasi më shumë është qesharake se sa interesante.

Portugalia fiton trofeun e Ligës së Kombeve, pasi në finale mposht Holandën
Lexo po ashtu Portugalia fiton trofeun e Ligës së Kombeve, pasi në finale mposht Holandën

Të parët që kishin filluar të bëjnë një gjë të tillë, ishin Kina dhe Japonia, por që më vonë kjo u bë trend edhe në Amerikën Latine, e nëpër vendet e tjera të ndryshme të botës.

Duket se jetëgjatësia e këtij trendi do të jetë e shkurtër, pasi askush nuk mund ta imagjinojë që në një finale të madhe si kjo e Ligës së Kombeve, topi të futet në fushë nga një makinë lodër.

Kujtojmë se Portugalia e mposhti Holandën me golin e shënuar nga Goncalo Guedes në minutën e 60-të, pas një asistimi nga Bernardo Silva. /Telegrafi/