LAJMI I FUNDIT:

Tre të arrestuar për posedim të substancave narkotike

Tre të arrestuar për posedim të substancave narkotike
Foto: Ilustrim

Njësitet policore të stacionit Jugu të Prishtinës, sot rreth orës 10:00, kanë ndërmarrë një aksion i cili  është realizuar në lagjen Emshir, saktësisht në afërsi të shkollës Ekonomike, ku nga policia janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy femra dhe një mashkull për posedim të substancave narkotike në vend.

Të arrestuarit janë: V.B, femër, 18 vjeçe; V. D, femër, 17 vjeç si dhe F. Xh, mashkull, 17 vjeç.


Të njëjtit pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti (2018), në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë iniciuar 10 raste “Blerje, posedim ,shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe 72 raste “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /Telegrafi/