Tre të arrestuar në Gjakovë, policia iu gjeti marihuanë


Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në Gjakovë, të pasi që gjatë kontrollit në automjetin që gjendeshin është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë 990 gram .
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tre të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale : në automjet, 0.22 gram substancë dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, tre telefona mobil.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































