LAJMI I FUNDIT:

Tre sulmues që Milani i ka në listë, por cili është më i dobishmi për ta?

Tre sulmues që Milani i ka në listë, por cili është më i dobishmi për ta?

Derisa blerja e Milanit nga Investcorp është afër përfundimit, ka ardhur koha që ata t’i ofrojnë Stefano Piolit një sulmues shumë të nevojshëm.

Një mori lojtarësh janë lidhur me një lëvizje te kuqezinjtë pas njoftimit të interesimit të fondit të investimeve të Bahrejnit për të blerë klubin nga Elliott Managment, por në cilët duhet të fokusohen Rossonerët?

1 – CHRISTOPHER NKUNKU

24-vjeçari francez po kalon sezonin e tij të fundit në Gjermani me RB Leipzig, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 15 asistime në 31 paraqitje në Bundesligë këtë sezon. I kontraktuar me klubin deri në vitin 2024, kjo verë duket si koha e përsosur për të marrë Nkunkun.

Blerja e Milanit nga Invescorp, pritet të shkaktojë krizë të thellë te Interi
Lexo po ashtu Blerja e Milanit nga Invescorp, pritet të shkaktojë krizë të thellë te Interi

Sulmuesi do të futej mirë në skuadrën e Piolit, duke i dhënë atij një përforcim shumë të nevojshëm përpara. Ai është një lojtar kreativ dhe vendimtar që prodhon dhe përfundon rastet, pikërisht lojtari që kuqezinjve u mungon.

2 – SEBASTIEN HALLER

Sulmuesi 27-vjeçar nga Bregu i Filidisht po dëshmon gjithashtu aftësitë e tij këtë sezon, duke shënuar 33 gola në 39 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë 11 në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Ajax thuhet se është i gatshëm të pranojë rreth 45 milionë euro për Hallerin, duke e bërë një marrëveshje relativisht të arritshme duke marrë parasysh cilësinë e tij.

3 – VIKTOR OSIMHEN

Më i shtrenjti në këtë listë, sulmuesi 23-vjeçar nigerian ka treguar se ka atë që duhet për të shkëlqyer në Serie A, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë katër asistime në 23 ndeshje të ligës këtë sezon.

Megjithatë, Osimhen nuk do të ishte i lirë dhe Napoli ka të ngjarë të donte rreth 100 milionë euro për të, duke e bërë një marrëveshje tepër të vështirë për t’u imagjinuar, por jo të pamundur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori