LAJMI I FUNDIT:

Tre muajt e ardhshëm të luftës Rusi-Ukrainë do kenë ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor!

Tre muajt e ardhshëm të luftës Rusi-Ukrainë do kenë ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor!

Tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë në luftën e Ukrainës për pavarësi nga Rusia perandorake. Përfundimet do të kenë domethënie të madhe për sigurinë globale, zhvillimin e Evropës dhe marrëdhëniet transatlantike. Ata do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Tre janë mënyrat e mundshme të pushtimit rus të Ukrainës: fitorja ruse, një ngërç i tejzgjatur ose ngadhënjimi i Ukrainës. Rusia ka humbur tashmë disa beteja dhe ka dështuar të marrë Kievin, qytetin e dytë më të madh, Kharkhivin, apo për të zëvendësuar qeverinë ukrainase. Megjithatë, forcat ruse kanë zgjeruar kontrollin e tyre mbi Donbasin në Ukrainën lindore dhe kanë pushtuar territore të konsiderueshme të të dy rajoneve të tjera në Ukrainën jugore.

Pavarësisht humbjeve të mëdha në trupa dhe pajisje, Putini ka gjasa të përdorë më shumë rezerva ushtarake për të intensifikuar luftën.

Rusia mund të shpallë fitoren pas marrjes së të gjithë Donbasit. Putini mund të pretendojë se “operacioni i tij i kufizuar ushtarak” është implementuar me sukses, duke fshehur, kështu, dështimin e Rusisë për të marrë ndonjë prej qyteteve të mëdha. Ai mund të përllogarisë se Perëndimi do të mbështeste një armëpushim edhe nëse kjo do të ishte në avantazh të Rusisë, pasi kështu presioni mbi ekonomitë evropiane do të ulej dhe një konfrontim i drejtpërdrejtë i NATO-s do të evitohej.

Moska, në vijim, do të presë që sanksionet të hiqen në mënyrë që të mund të ringrejë ekonominë dhe të rindërtojë ushtrinë.

Një fitore ruse me kapjen e një pjese më të madhe të Ukrainës, do të kishte ndikim më të madh dhe do të inkurajonte fuqitë e tjera perandorake si Kina. Në Evropë, në kuptimin e gjerë të fjlaës, kjo do të zgjeronte ndikimin e Moskës dhe do të inkurajonte aleatët, veçanërisht Serbinë, që të ndiqnin një axhendë ekspansioniste. Kremlini mund të llogarisë se Perëndimi do të bëjë kompromise dhe do t’i shtyjë vendet të dorëzojnë një pjesë të territorit ose sovranitetit të tyre për të parandaluar një tjetër luftë. Lodhja e perëndimit nga lufta në Ukrainë, më pas, mund të përkthehet në paqëtim më përfshirës.

Një ngërç i zgjatur në luftën aktuale nuk i shkon përshtat as Rusisë as Ukrainës. Kjo do të shteronte burimet dhe do t’i varfëronte ushtritë e tyre pafund. Sanksionet ndërkombëtare nuk hiqen dhe mobilizimi i Evropës për pavarësi energjetike nga Rusia do të vazhdojë.

Për disa udhëheqës perëndimorë, një luftë me intensitet të ulët që zgjat mund të duket si një opsion më i sigurt, pasi rënia graduale ushtarake dhe ekonomike e Rusisë do të zvogëlonte rrezikun e një konfrontimi bërthamor.

Krejt ndryshe, fitorja e Ukrainës do të kishte efekte pozitive në mbarë Evropën, përfshi Ballkanin Perëndimor.

Fitorja mund të arrihet me etapa. Së pari, trupat ukrainase të pajisura më mirë me artileri me rreze të gjatë, raketë-hedhës me shumë raketa dhe tanke do të dëbonin forcat ruse nga territoret e pushtuara rishtazi. Së dyti, teksa pajisjet ushtarake e përftuara nga jashtë shtohen, kundërofensiva ukrainase do të çlironte të gjithë Donbasin dhe do të shkatërronte infrastrukturën ushtarake të Rusisë.

Një ofensivë e tretë do të ndërmerrte çlirimin e Krimesë, atëherë kur ekonomia ruse tkurret rëndë dhe ushtria nuk është në gjendje të plotësojë trupat dhe pajisjet për të mbrojtur gadishullin.

Kur të jetë e qartë se Rusia e ka humbur luftën, pozita globale e Moskës do të bie. Në vend të një superfuqie, vendi do të perceptohet si një shtet i dobët dhe një partner jo i besueshëm.

Aleatët aktualë të Rusisë si Serbia dhe entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë do të jenë atëherë përballë një zgjedhjeje më pak të vështirë: të mbështesin humbësin ose të njohin fituesin. Moska do të ishte në një pozicion shumë më të dobët për të ofruar ndihmë ushtarake ose mbështetje diplomatike për axhendën e “Botës Serbe”, megjithëse mund të vazhdojë përpjekjet për të nxitur konflikte, që të maskojë dështimet e veta.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm do të jetë reagimi i brendshëm i Serbisë ndaj disfatës ruse, ku shumica e popullsisë ende ushqen iluzione për të ashtuquajturin “vëllai i vet sllav”. Mohimi dhe zemërimi duan kohë që të zhduken, por realiteti i dukshëm do të ishte se Beogradi nuk mund të mbështetet më tek Moska për të promovuar irredentizmin dhe për ta privuar Kosovën nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.

Pasi Putini të humbë rrobën e perandorit në një shtet të dështuar rus, serbët në Bosnje gjithashtu do të ndihen më të dobët. Kjo do të ofronte mundësi të reja për të konsoliduar integritetin e Bosnje-Hercegovinës dhe për avancimin e saj drejt anëtarësimit në NATO.

Nga një pikëpamje më përfshirëse, fitorja ushtarake e Ukrainës, e cila ia del të çlirojë territoret e saj të okupuara, do të dërgonte një mesazh të fuqishëm se sulmet ndaj shteteve të pavarura përfundojnë me dështim, se krimet e luftës ndëshkohen, se NATO është e bashkuar në përballjen me agresorët dhe se Perëndimi është i përgatitur për shpërbërjen e Rusisë.

Prandaj, Ukraina duhet të furnizohet me të gjitha armët e nevojshme që do të përshpejtonin fitoren e saj. Triumfi i Ukrainës do të përbëjë një fitore strategjike për Perëndimin, pasi do të ndihmonte në rrënimin e perandorisë së fundit që kërcënon sigurinë evropiane.

I gjithë gadishulli ballkanik do të përfitonte nga disfata perandorake e Rusisë dhe do të kishte perspektiva të shtuara pozitive për integrimin në BE dhe zhvillimin ekonomik. /Gazeta “Dita”/

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori