LAJMI I FUNDIT:

Trazirat e mëdha në SHBA, Trump nuk do ta marrë kontrollin e Gardës Kombëtare tani për tani

Trazirat e mëdha në SHBA, Trump nuk do ta marrë kontrollin e Gardës Kombëtare tani për tani

Administrata e Donald Trump nuk do ta marrë kontrollin e Gardës Kombëtare në këtë kohë, tha këshilltari i sigurimit kombëtar Robert O’Brien të dielën, ndërsa demonstratat kanë shpërthye në të gjithë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e një personi me ngjyrë të paarmatosur në një arrestim të dhunshëm.

Ai shtoi se vendimet për futjen e rendit duhet të merren nga qeveritarët dhe kryetarët e bashkive.

“Ne do të bëjmë gjithçka që guvernatorët ose kryetarët e bashkive duhet të mbajnë kontrollin mbi qytetet e tyre”, vuri në dukje O’Brien, transmeton Telegrafi.

Protestat e dhunshme kanë vazhduar për disa ditë në të gjithë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e George Floyd në Minneapolis, qafa e të cilit u shtyp nga një oficer policie me gjurin e tij, pas së cilës Floyd edhe vdiq.

Garda Kombëtare tha të dielën se 5,000 trupa janë aktivizuar në më shumë se 15 shtete dhe në Washington DC, por që forcat e policisë “shtetërore dhe lokale” mbeten përgjegjëse për sigurinë.

2,000 anëtarë të tjerë janë gati nëse është e nevojshme, thuhet në deklaratë.

Trump zotohet të ndalojë “dhunën kolektive”

Garda Kombëtare organizohet nga shtete dhe territore federale dhe komandohet nga guvernatori.

Por që nga viti 2006, presidenti amerikan ka qenë në gjendje të mobilizojë trupat në territorin e SHBA-së pa lejen e guvernatorit.

Përleshjet midis protestuesve dhe policisë tronditën qytetet e SHBA-së për natën e pestë me radhë.

Trump është zotuar të ndalojë “dhunën kolektive” pas disa netësh dhune në rrugët e SHBA-së.

Përveç zhgënjimit të thellë me brutalitetin disproporcional të policisë kundër komunitetit afrikano-amerikan, dhuna shpërtheu edhe për shkak të izolimit shoqëror të imponuar nga pandemia e coronavirusit që la miliona njerëz pa punë dhe përsëri preku në mënyrë disproporcionale të varfrit dhe pakicat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori