LAJMI I FUNDIT:

Transport falas në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni

Transport falas në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Të dielën më 11 dhjetor janë zgjedhjet në Maqedoni. Një kompani transporti ka vendosur që të jetë në shërbim të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komak Komerc është kompania e taksit që të dielën, nga ora 8 deri ora 10 do të sigurojë shërbime falas deri te vend votimet. Kjo kompani vendosi që të jetë afër qytetarëve me sherbime falas për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për transport. /Telegrafi/