LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Trepçës ’89, Çitaku: Ishte shumë, shumë e vështirë, por ia dolëm të mbesim në Superligë

Trajneri i Trepçës ’89, Çitaku: Ishte shumë, shumë e vështirë, por ia dolëm të mbesim në Superligë

Trajneri i Trepçës ’89, Veton Çitaku, ka folur pas ndeshjes me Vëllaznimin, ku mitrovicasit e siguruan qëndrimin në Superligë edhe për një vit.

Sipas tij qëndrimi ka qenë shumë i vështirë, kur dihet specifika e ndeshjeve të barazhit.


“Ja dolëm edhe pse ishte shumë, shumë e vështirë, sidomos pas humbjes në finalen e Kupës ndaj Feronikelit. Ishte e vështirë për t’i motivuar futbollistët, pasi që ishim në presion të kohës për të mbetur pjesë e Superligës”.

“Në pjesën e parë ishim në një ‘knock-doën’ të vërtetë sikurse në box. Fati ynë që pjesa e parë u mbyll me vetëm 1-2 dhe më pas kishim kohë për tu rikuperuar në pjesën e dytë”.

“Golat ishin të rregullt, si në anën tonë, po ashtu edhe në anën e Vëllaznimit. E kemi ditur se skuadra gjakovare do të lodhet në pjesën e dytë edhe pse ne e kemi pasur orarin shumë më të ngjeshur”.

Foto: Ridvan Slivova

“Trepça ’89 ishte aksidentalisht në ndeshjen e barazhit, tani duhet të ndryshojmë gjithçka që të mos përsëritet kjo situatë”, deklaroi pas ndeshjes Çitaku për mikrofonin e Super Sport Kosovës.