Ardian Nuhiu është prononcuar pas barazimit të Dritës pa gola ndaj Gjilanit.

Dy skuadra nga Gjilani u përballen në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës, mirëpo që morën vetëm nga një pikë.

Trajneri i kampionit në fuqi ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe se nuk mërzitet aspak që nuk fituan.

Mbyllet derbi i Anamoravës: Drita dhe Gjilani ndahen në paqe Mbyllet derbi i Anamoravës: Drita dhe Gjilani ndahen në paqe

“Sot nuk mërzitem aspak që nuk fituam, pasi që kemi bërë një paraqitje shumë të mirë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes për Art Sport.

“Kemi dominuar ndeshjen në pjesën e parë dhe pjesën e dytë, por thjeshtë nuk arritëm të realizojmë”.

Mezani: Ishim më të mirë se Drita, por është një pikë e vlefshme Mezani: Ishim më të mirë se Drita, por është një pikë e vlefshme

“Në momentin kur skuadra luan mirë, atëherë pa diskutim që fitoret do të vijnë”.

“Në pjesën e dytë nuk patëm rënie, por edhe kundërshtari ishte i fortë. Por, ne nuk e lejuam Gjilanin të krijojë ndonjë rast dhe i patëm mundësitë tona në fund, por nuk ia dolëm”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/