Trajanov: Shoqëria është ndryshkur, të kontrollohen gjitha institucionet (Video)
Rasti “Reket” përsëri hapi dilema në opinion në lidhje me atë se a nevojitet veting në gjyqësor, me çka nëpër filtra të institucioneve për kontroll do të kalonin edhe gjyqtarët dhe prokurorët. Ish-ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov thotë se ka shumë elemente që tregojnë se gjyqësorit i nevojitet “pastrim”. Shton se pa nevojë po prolongohet zbatimi i këtij procesi.
Mendoj se është një nga skandalet më të mëdha ku në mënyrë të drejtpërdrejtë shkatërroi një mbështetje të madhe, ku pohonim se punonin në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, ndërsa tani praktikisht ky institucion është më i dyshimti se në mënyrë të drejtpërdrejt merr pjesë në kryerjen e veprave të rënda penale. Mendoj se kjo duhet të jetë inkurajim që të bëhet një analizë komplete për funksionimin e sistemit gjyqësor, përgjegjësisë e gjykatësve, si dhe të prokurorëve publik”, tha ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov.
Kryeministri Zoran Zaev para pak kohe në konferencën e përbashkët për media me euro-komisarin Johanes Han, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për nevojën e vetinugut në gjyqësor. Ai tha se duhet të gjendet mënyrë si të bëhet kontrolli jo vetëm në gjyqësor por edhe në institucionet tjera.
“Duhet të gjenden mënyrat për besueshmërinë e tyre, nderin dhe përgjegjësinë, para se gjithash mendoj për bartësit e funksioneve publike, pa marr parasysh se a janë në pushtetin ekzekutiv, lokal, gjyqësor, parlamentar dhe ngjashëm. Një lloj kontrolli duhet të bëhet. Ky proces me shumë gjasa do të fillojë me ndonjë debat, do të vendoset deri në fund të vitit, ndoshta do të zbatohet në vitin 2020, nuk shpejtojmë”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Edhe Trajanov ka të njëjtin qëndrim se nevojitet zbatimi i një vetingu më të gjerë, për të gjithë bartësit e funksioneve shtetërore dhe publike.
Vetingu është i nevojshëm edhe në ministritë tjera, nuk është më pak e përgjegjshme puna edhe në Ministrinë e ekologjisë, ekonomisë, për transport dhe lidhje, në nivel lokal ata që vendosin për çështje urbanistike. Në thelb, shteti jonë është i ndryshkur dhe duhet të bëhet analizë e integritetit të të gjithëve që kryejnë funksione publik, nëse ka autorizime të caktuara publike”, theksoi Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme.
Procesi i pastrimit filloi në shërbimet e inteligjencës, ndërsa ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, tha se do të përfshihen edhe të gjithë shërbimet e MPB-së. Artan Grubi nga grupi i deputetëve të BDI-së, thotë se vetingu është nismë dhe politikë autonome e BDI-së, ndërsa propozim-ligjin tashmë e kanë dorëzuar deri te LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja për mbështetje. Pas marrjes së sugjerimeve dhe komenteve nga partitë, ligjin do të lëshojnë në procedurë parlamentare, paralajmëroi Grubi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City