LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia që goditi mbrojtjen e Viktoria Plzen që ishte përballur me Barcelonën në vitin 2011 – Dy të vetëvrarë e një vuan nga skleroza

Tragjedia që goditi mbrojtjen e Viktoria Plzen që ishte përballur me Barcelonën në vitin 2011 – Dy të vetëvrarë e një vuan nga skleroza

Vetëm një nga katër mbrojtësit e Viktoria Plzen të cilët u përballen me Barcelonën në vitin 2011 është në gjendje të mirë shëndetësore, shtatë vjet pas asaj ndeshje në Ligën e Kampionëve në mes të dy ekipeve.

Që nga ai sezon, të dy David Bystron dhe Frantisek Rajtoral kanë kryer vetëvrasje, ndërsa Marian Cisovsky vuan nga skleroza amiotrofike laterale.


Gjithçka filloi në vitin 2014, kur ky i fundit u diagnostikua me ALS  (një sëmundje që shkakton paralizë muskulore progresive – me një prognozë fatale).

38-vjeçari, mbeti në skuadrën dhe i frymëzoi shokët e tij drejt titullit të kampionit në sezonin 2014/15.

“Unë jam një njeri i vështirë, por më vjen keq për Marian dhe nëse mund të jap këtë titull që kam pritur 32 vjet, do ta bëja menjëherë”, kishte thënë Miroslav Koubek, trajneri i asaj kohe.

Në ceremoninë e kurorëzimit, Cisovsky u ngjit me ndihmë në podium dhe mori pjesë në festime, ndërsa kolegët e tij mbanin numër 28 në shpinë bashkë me mesazhin” ‘Titulli për Cison’.

Skuadra e Plzen ndaj Barcelonës. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Drama, megjithatë, nuk u ndal aty dhe vazhdoi me vdekjen e mbrojtësit të djathtë, Frantisek Rajtoral me 23 prill 2017.

I konsideruar si një nga lojtarët më premtues të asaj kohe te Viktoria Plzen , çeku shkoi në Gaziantepspor në 2016.

Një ditë mungesë në stërvitje i alarmoi kolegët e tij, ndërkohë që dritat në shtëpi ende ishin akoma të ndezura – diçka që alarmoi fqinjët.

Frantisek Rajtoral . (Photo by Alexander Fedorov/EuroFootball/Getty Images)

Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata gjetën Rajtoral të varur në shtëpinë e tij.

“Ai kishte një frymë të mirë, ai nuk dukej se kishte ndonjë problem dhe nuk e kuptoj pse ai e bëri këtë”, ka thënë Ibrahim Kizil, president i klubit.

Në më pak se një muaj më vonë, më 19 maj 2017, u gjet edhe trupi i vdekur i David Bystron në bodrumin e shtëpisë së tij, ku pranë kishte lënë një letre lamtumire.

Lionel Messi në duel me të vdekurin David Bystron . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ai me 3 janar 2012, kishte marr një dënim prej dy vitesh pasi u testua pozitiv për metamfetaminën në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër BATE Borisovit.

Viktoria Plzen shfuqizoi kontratën e tij dhe Bystron u rishfaq në futboll në vitin 2014 për Sigma Olomouc, para se të luante në kategoritë më të ulëta me Linth dhe Schluein Ilanz .

David Bystron . (Photo by Michal Cizek/EuroFootball/Getty Images)

Ndërkohë, mbrojtës i fundit i asaj ndeshje të vitit 2011, David Limbersky, mbetet i shëndetshëm, megjithëse ka hasur në disa probleme, kryesisht jashtë fushës.

U krahasua me Pavel Nedvedin në ditët e tij të para, ku kaloi te Tottenham në vitin 2005, por u largua pa një debutim zyrtar.

Në shtator të vitit 2015, pas një aksidenti me makinë, ai doli pozitiv në alkool dhe kur e kuptoi, ai u përpoq të ikë dhe kërcënoi policinë pasi mësoi se ai do të arrestohej.

David Limbersky . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Viktoria Plzen reagoi duke ia larguar shiritin e kapitenit.

Disa ditë pas aksidentit, lojtari shënoi dy gola kundër Pribramit dhe festoi duke pretenduar se ngiste një makinë.

Tensioni midis tij dhe bordit arriti një pikë të tillë që ai ishte i detyruar të kërkojë falje publike. “Kam shkaktuar çmenduri të tmerrshme, nuk ka justifikime për sjelljen time”, deklaroi ai.

Limbersky ende luan në PLZEN dhe mund të jetë pjesë e formacionit në ndeshje me Real Madridin./ Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori