LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Gjilan, kërkohet ndihma e Qeverisë

Tragjedia në Gjilan, kërkohet ndihma e Qeverisë

Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi sot në Gjilan, deputetët i kanë kërkuar Qeverisë që të ndërmarrin masa për t’i ndihmuar komunës së Gjilanit.

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajazit, ka thënë se pas ngjarës tragjike në Gjilan, Qeveria t’i dalë në ndihmë kësaj komune.


“Nuk e di nëse komuna e Gjilanit ka kapacitete me menaxhu këtë emergjencë tash për tash. E ftoj kryeministrin me dikasterin e shëndetësisë të punëve të brendshme që t’i dal në ndihmë sa më shpejt komunës së Gjilanit, në mënyrë që të tejkalohet ky rast, kjo emergjencë dhe po ashtu i kërkojmë që të jemi pranë familjarëve dhe të gjithë atyre që kanë humbur në këtë tragjedi dhe do t’i dalim në mbështetje me sa mundësi që kemi“, ka thënë ai.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se po përcjellin nga afër këtë gjendje.

Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

“Jam dëgjuar më herët me kryetarin e Gjilanit, Haziri, mekanizmat lokal janë veprues, kemi biseduar me gjithë nivelin nacional, përfshirë inteligjencën, sigurinë, emergjencat po edhe njësit shëndetësore. Situata është në kontroll, në menaxhim, do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë afër dhe të përcjellim nga afër këtë gjendje”,  ka thënë ai.

Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë
Lexo po ashtu Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një kamioni i kanë dështuar frenat sot pasdite në Gjilan, me ç’rast janë shkaktuare dhe dëme të konsiderueshme materiale. Dy nga 16 të lënduarit në aksidentin e sotëm janë transferuar për trajtim në QKUK, raporton kp/Telegrafi/