LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë

Drejtori i Spitalit në Gjilan, tregon për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë

Dy persona nga aksidenti i rëndë në Gjilan, janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.


Edhe pse më herët është raportuar për 16, sipas informatave të fundit 23 persona të aksidentuar janë pranuar për trajtim shëndetësor në këtë spital, ku dy prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe 23 të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto/Video)

Hajrullahu tregoi se dy apo tri persona janë liruar për në shtëpi, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar, përderisa është diskutabil dhe për një person që të dërgohet në QKUK.

Ndërsa, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për Telegrafin theksoi se një person është sjell nga Gjilani në gjendje të rëndë.

“Një person është sjellë nga Gjilani në gjendje të rëndë. Mjekët emergjentë po merren me trajtimin e tij”, ka thënë Fazliu. /Telegrafi/