LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Ferizaj ndodhi për shkak të gjendjes së rëndë financiare (Video)

Tragjedia në Ferizaj ndodhi për shkak të gjendjes së rëndë financiare (Video)

Nata mes të martës e të mërkurës, ishte shumë më e zeza për familjen Bajrami nga Ferizaj.

Burri 28 vjeç, Hajrizi, qëlloi për vdekje gruan e tij Florën, një vit më të re, e më pas ia mori jetën edhe vetes, njofton Klan Kosova.


Ngjarja ndodhi në dhomën e gjumit të çiftit, ku Policia më pas gjeti një kallashnikov me të cilën dyshohet se u kryen vrasjet.

Pas shtatë vitesh martesë, vret gruan dhe veten: Familjarët flasin për tragjedinë që tronditi Ferizajn
Lexo po ashtu Pas shtatë vitesh martesë, vret gruan dhe veten: Familjarët flasin për tragjedinë që tronditi Ferizajn

Askush në familjen Bajrami nuk deshi të flasë shumë për atë që ndodhi. Ata thanë se nuk dinë gjë për rrethanat e kobshme.

Edhe te familja e gruas së Hajrizit thanë se nuk e dinë pse dhëndri ua vrau bijën. Por, Omurët treguan se në familjen ku ndodhi tragjedia kishte një gjendje të rëndë financiare.

Ky është burri që vrau gruan e pastaj veten (Foto)
Lexo po ashtu Ky është burri që vrau gruan e pastaj veten (Foto)

Më tepër se kaq, familjarët e gruas së vrarë thanë se ajo u kishte treguar disa herë se burri i saj përballej edhe me telashe tjera. /Klan Kosova/