LAJMI I FUNDIT:

Pas shtatë vitesh martesë, vret gruan dhe veten: Familjarët flasin për tragjedinë që tronditi Ferizajn

Pas shtatë vitesh martesë, vret gruan dhe veten: Familjarët flasin për tragjedinë që tronditi Ferizajn

Endri, pesë vjeç, po luan në oborrin e njërës shtëpi të fëmijës Bajrami nga Ferizaj, bashkë me kushërinjtë e tij pak më të rritur. Ai nuk e dinte pse shumë njerëz të mërkurën kishin mësyrë oborrin e shtëpisë së tij, e as pse nuk i ka takuar ende prindërit!

Baba i tij, Hajzir Bajrami – 28 vjeç – mesnatën e së mërkurës, me armë automatike, i shkrepi tre plumba për ta lënë të vdekur nënën e pesëvjeçarit, Flora Omurin. Pasi kreu vrasjen, bashkëshorti i viktimës, plumbin e katërt të AK-47, e shkrepi në trupin e tij.


12 orë pas ndodhisë, dy familjet – Bajrami dhe ajo Omuri, të tronditura nga fatkeqësitë e një nate më parë – po prisnin t’i merrnin trupat e familjarëve të tyre për t’i varrosur pas obduksionit.

Pranë shtëpisë së Hajzir Bajramit, në rrugën “Shukri Hoxha” të Ferizajt, disa të afërm thoshin se aty kishin hapur të pamën për gratë, ndërsa brenda nuk është askush tjetër nga familja – përveç nënën së 28-vjeçarit, e cila sipas tyre ishte nën ndikimin e qetësuesve.

Këta familjarë i thanë Gazetës Express se babai i Hajzirit ishte rrugës për t’u kthyer nga Beogradi, për ta varrosur djalin e tij.

Ata nuk folën gjatë për atë çka kishte ndodhur në mesnatë, por thanë se çifti i vdekur – me sa ata janë në dijeni – nuk kishin pasur telashe më parë.

Por, grindjet e problemet financiare mes çiftit i pohoi vëllai i 27-vjeçares Flora Omuri – Festimi nga fshati Topojan.

“Ai s’ka punuar kurrë. Gjithmonë kësi probleme financiare kanë pasë”, tha Festimi. “Motra jem ka punu vazhdimisht. Atë e kemi shti në dy-tri puna e s’e ka majtë asnjo”.

Në kompaninë ku punonte si pastruese e vrara Flora Omeri, kolegët e përshkruanin viktimën si shumë të sjellshme dhe pozitive, duke shtuar se ajo nuk kishte folur asnjëherë të ketë pasur probleme me bashkëshortin. /GazetaExpress/

Në trend Lajme

Më shumë
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat

Lajme
Analistët: Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit dëmton politikën e jashtme të Kosovës

Analistët: Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit dëmton politikën e jashtme të Kosovës

Politikë
Situata e tensionuar në Shkabaj, shoqërohet në Polici një person

Situata e tensionuar në Shkabaj, shoqërohet në Polici një person

Prishtina
Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq

Komunat
Kalo në kategori