LAJMI I FUNDIT:

Trabzonspori shpallet kampion i Turqisë pas 38 vitesh – festë e jashtëzakonshme nga tifozët e klubit

Trabzonspori shpallet kampion i Turqisë pas 38 vitesh – festë e jashtëzakonshme nga tifozët e klubit

Trabzonspor është shpallur kampion në Superligën e Turqisë pas 38 vjetësh pritje.

Reklama

Vendasve të Trabzonsporit i ka mjaftuar vetëm një barazim 2-2 ndaj Antalyasporit për t’u shpallur kampion i Superligës së Turqisë.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, Trabzonspori ka 77 pikë në vendin e parë, ndjekur nga Fenerbahçe me 68 pikë.

Falë ndeshjeve direkte më të mira, Trabzonspori e ka siguruar edhe matematikisht titullin e shtatë në histori.

Trabzonspori e kishte fituar gjashtë herë brenda 10 vjetëve titullin e Superligës, por një i tillë i mungonte që nga sezoni 1983/84.

Tifozët e Trabzonsporit pretendojnë edhe për një titull të fituar në sezonin 2010/11, ku Fenerbahçe falë gol-diferencës më të mirë arriti të shpallej kampion, mirëpo më vonë u dënua nga UEFA për kurdisje.  Në vitin 2021, megjithatë, prokurorët turk ia konfirmuan titullin Fenerit.

Trabzonspori është klubi i katërt me më së shumti tituj të ligës në Turqi, pas Galatasarayt (22), Fenerbahçes (19) e Beshiktashit (16).

Në lidhje me fitoren e titullit, Trabzonsporin e ka uruar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Dua ta uroj klubin e Trabzonsporit, fansat, qytetin e Trabzonit dhe të gjithë stafin e klubit për shpalljen kampion”, ka shkruar Erdogan.

Festa në stadium dhe në qytet ishte e madhe pas titullit të fituar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Al Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit: Me gjithë respektin, por ne jemi një klub francez

Al Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit: Me gjithë respektin, por ne jemi një klub francez

Ligue 1
Shënoi dhe asistoi në rikthimin spektakolar të Barçës, por Cancelo me kritika të ashpra ndaj vetës: Kam bërë ndeshje të keqe

Shënoi dhe asistoi në rikthimin spektakolar të Barçës, por Cancelo me kritika të ashpra ndaj vetës: Kam bërë ndeshje të keqe

La Liga
Bayerni planifikon shkarkimin e Tuchel, identifikon zëvendësuesin e tij

Bayerni planifikon shkarkimin e Tuchel, identifikon zëvendësuesin e tij

La Liga
Marcus Rashford bën aksident me makinën e tij, kjo është gjendja e tij

Marcus Rashford bën aksident me makinën e tij, kjo është gjendja e tij

Premier League
Tifozët ofenduan gruan e Jamie Vardyt - ai shënon dhe shkon feston para tyre

Tifozët ofenduan gruan e Jamie Vardyt - ai shënon dhe shkon feston para tyre

Ligat tjera
Bruno Fernandes hoqi dorë nga çmimi si ‘Lojtar i ndeshjes’ – ai ia dhuroi Evansit që kishte paraqitjen e 200-të me Man Utd

Bruno Fernandes hoqi dorë nga çmimi si ‘Lojtar i ndeshjes’ – ai ia dhuroi Evansit që kishte paraqitjen e 200-të me Man Utd

Premier League
Kalo në kategori