LAJMI I FUNDIT:

Totti tregon katër favoritët për Kampionatin Botëror, por thotë se duhet të kenë kujdes nga Spanja

Totti tregon katër favoritët për Kampionatin Botëror, por thotë se duhet të kenë kujdes nga Spanja

Francesco Totti është një nga legjendat më të mëdha të futbollit botërorë dhe nuk kishte se si të mungonte një mendim i tij për Kampionatin Botëror.

Ikona e futbollit italian ka thënë se do të jetë një Kupë e Botës ndryshe pa Italinë në Katar.

“Do të jetë një Botëror ndryshe, një kampionat i vështirë dhe i çuditshëm në krahasim me të tjerët. Italia është një skuadër e fortë, shkon thuajse gjithmonë në çerekfinale, por nuk do të jetë aty dhe kjo është diçka shumë e vështirë për ne, aq më tepër që ndodhi për herë të dytë radhazi”, tha Totti.

Tutje Totti ka folur edhe për favoritët në Kupën e Botës ku ka thënë se janë Brazili, Argjentina, Franca dhe Gjermania.

“Skuadrat favorite janë gjithmonë të njëjtat: Brazili, Argjentina, Franca, Gjermania,por të mos harrojmë se është një Botëror atipik dhe duhet parë se si vijnë futbollistët dhe ekipet kombëtare, sepse janë pothuajse pa përgatitje”, vazhdoi tutje Totti.

Totti foli edhe për Spanjën dhe trajnerin Luis Enrique me të cilin punoi te Roma disa vite më parë. Për ‘La Roja’, legjenda e futbollit italian tha se nuk do të jenë rival i lehtë për askënd.

“Spanja është një tjetër skuadër që është gjithmonë aty, në raundet e fundit. Ka një ekip konkurrues dhe nuk do të jetë një rival i lehtë për askënd”.

“Luis Enrique është numri një, si person dhe si trajner. Pata rastin ta takoj dhe mund të them vetëm fjalë të shkëlqyera, ndaj shpresoj që ai të ketë një Botëror të madh”, u shpreh Totti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori