LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami bën përparime, shpreson në transferimin e Bale

Tottenhami bën përparime, shpreson në transferimin e Bale

Tottenham Hotspur është i bindur në rikthimin e Gareth Bale në skuadrën e tyre.

E ardhmja e yllit nga Uellsi ka qenë njëra nga më të përfolurat në afatin kalimtar të verës, por një largim i tij nga Real Madridi nuk ndodhi.

Megjithatë, zërat për largimin e tij nga Bernabeu nuk janë ndalur as në këtë afat kalimtar dhe Bale është lidhur me disa skuadra.

Tottenhami në bisedime me Bale
Lexo po ashtu Tottenhami në bisedime me Bale

Njëra nga to ka qenë edhe ish-skuadra e tij, Tottenhami, që e do rikthimin e Bale në White Hart Lane.

Bale gjatë kohës sa ishte lojtar i Tottenhamit

Tottenhami beson se ata kanë bërë një përparim në përpjekjet për të rikthyer Bale në klub nga Real Madridi.

Sipas The Times, klubi nga veriu i Londrës janë të bindur se një marrëveshje mund të bëhet, megjithëse nuk është arritur asnjë pajtim me lojtarin apo klubin. /Telegrafi/