LAJMI I FUNDIT:

Tottenham e do në huazim Piatekit, por Milani refuzon ofertën

Tottenham e do në huazim Piatekit, por Milani refuzon ofertën
Krzysztof Piatek (Foto: Goal.com/GettyImages/ Guliver)

Tottenham Hotspur e dëshiron Krzysztof Piatekun si zëvendësim të Harry Kane, por Milani po refuzon ta lirojë atë në huazim, duke kërkuar 30 milionë euro.

Polaku erdhi nga Genoa te Milani një vit më parë për 35 milionë euro, por forma e tij ka shkuar në rënie në kohën e fundit.


Kjo për shkak se Zlatan Ibrahimovic erdhi si lojtar i lirë dhe trajneri Stefano Pioli dëshiron të luajë 4-4-2, duke i preferuar më shumë Rafael Leao dhe Ante Rebicin si partner për suedezin.

Sipas Sky Sport Italia, Tottenham beson se Piatek është njeriu i duhur për ta zëvendësuar Harry Kanen gjatë periudhës së dëmtimit të tij, por ata nuk janë gati të paguajnë 30 milionë euro.

Spurs po kërkojnë një sulmues qendre në huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje, diçka që Milani nuk dëshiron.

Milani dëshiron t’i garantohet shpërblim financiar, pra potencialisht edhe një huazim 18-muaj me detyrim blerje në fund.

Rom, Paris Saint-Germain dhe Manchester United po ashtu e duan sulmuesin polak. /Telegrafi/